GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pedagog ka shprehur mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë reaguar ndaj protestave që prej muajsh zhvillohen në Shqipëri.

Në një prononcim për News24, ai u shpreh se të rinjtë kanë dalë në shesh me kërkesa të qarta për më shumë se tre muaj, por, sipas tij, nuk janë dëgjuar nga qeveria.

Pedagogu theksoi se kjo situatë ka sjellë përshkallëzimin e protestave, ndërsa e cilësoi përdorimin e dhunës ndaj të rinjve si një fatkeqësi kombëtare.

“Jam pro studentëve dhe kërkesave të tyre. Për mbi tre muaj, rinia ishte në shesh me kërkesa të qarta. Duhet të dëgjoheshin, por nuk u dëgjuan për kaq kohë dhe situata eskaloi në këtë gjendje. Është fatkeqësi kombëtare të përdoret dhunë dhe terror ndaj të rinjve kur kërkojnë vetëm dorëheqje”, u shpreh ai.

Sipas pedaogut, në një vend demokratik, zgjidhja e krizave politike duhet të kalojë përmes zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin nëse duan t’i japin sërish besimin një qeverie.

Ai komentoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat nxiten nga faktorë të huaj, duke thënë se këto pretendime nuk janë shoqëruar me prova.

“Fjalët e Ramës që protestat janë të nxitura nga të huajt më duken si fjalët e Vuçiçit. Nuk ka treguar asnjë provë. Në lagje janë të rinjtë, studentët dhe nxënësit. Ende nuk i kemi parë duart e errëta”, deklaroi pedagogu.

Duke u ndalur te skenat e një dite më parë, ai i përshkroi ato si të ngjashme me një skenar filmi me pengmarrje kriminale, duke kërkuar që organet e drejtësisë të mbledhin prova dhe të hetojnë veprimet e policisë.

Sipas tij, kur efektivët tejkalojnë kompetencat dhe përdorin forcë joproporcionale, duhet të ketë përgjegjësi dhe masa ndaj tyre.

Etiketa: pedagoguprotestaRama

Lajme të lidhura

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë
Aktualitet

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Aktualitet

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26
Para
Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela
Moti

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela

07:31 - 08/11/26

Dita e sotme parashikohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Reshje të dobëta pritet të jenë të pranishme në të gjithë...

Lexo më shumë
Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com