GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij

21:30 - 09/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Florjan Binaj tregon për herë të parë raportet me Edi Ramën: S’kemi folur që prej 2015-ës, jam i zhgënjyer prej tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë në mënyrë të hapur për marrëdhëniet e ftohura me kryeministrin Edi Rama, duke pranuar se prej vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të dhe se ndjehet i zhgënjyer nga mënyra se si Rama ka ushtruar pushtetin.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj rrëfeu se takimi i fundit me Ramën ka ndodhur në vitin 2015, gjatë një feste private të Digitalb, dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më asnjë lloj komunikimi.

“Që prej 2015-ës nuk kam kontakte, as nuk jemi takuar, asgjë. Edhe në 2015 jemi takuar në një festë të Digitalb,” tha Binaj.

Sipas tij, raporti i ftohur nuk ka qenë rezultat i një konflikti personal, por i zhgënjimit të thellë ndaj mënyrës se si Rama ka zhgënjyer pritshmëritë publike.

“Pushteti i madh do që t’i shtypi këto filizat, ose pemët ndryshe. Është sikur të mbjellësh një fushë të madhe vetëm me një lloj bime dhe të presësh çdo lloj bime tjetër që del aty,” – u shpreh Binaj, duke iu referuar modelit të përjashtimit që, sipas tij, ndjek kryeministri.

Binaj tha gjithashtu se ndjen një zhgënjim të thellë për distancën që Rama ka krijuar mes fjalëve dhe veprimeve të tij, një zhgënjim që, sipas tij, ndan me shumë qytetarë të tjerë.

“Nuk e them vetëm unë, por edhe shumë njerëz ndihen të zhgënjyer nga ai – nga ajo që ka thënë, me atë që ka bërë. Edhe unë jam një nga ata,” theksoi ai.

Në fund, aktori kujtoi edhe një moment të fundit kontakti simbolik: një urim për ditëlindje nga Rama, të cilin ai e cilësoi si “të çuditshëm” dhe të shkëputur nga realiteti i marrëdhënies së tyre.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës
Breaking Views

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit
Breaking Views

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Para
“Boll i sorollatët”/ Erion Braçe thirrje ministres Krifca: Jepini paratë bujqve

Braçe “i rezervuar” për kandidaturën e Manastirliut: Emrat s’më thonë gjë, dua të shoh si qeveriset qyteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës
Breaking Views

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës. Njoftimi është bërë nga kryetarja e...

Lexo më shumë
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26
Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com