GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Braçe “i rezervuar” për kandidaturën e Manastirliut: Emrat s’më thonë gjë, dua të shoh si qeveriset qyteti

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Boll i sorollatët”/ Erion Braçe thirrje ministres Krifca: Jepini paratë bujqve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe ka dhënë një qëndrim të rezervuar për kandidaturën e Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke sinjalizuar një mungesë entuziazmi edhe brenda vetë radhëve të Partisë Socialiste.

Në një intervistë televizive, Braçe shmangu mbështetjen e drejtpërdrejtë për Manastirliun, duke u shprehur se nuk i interesojnë emrat, por mënyra se si qeveriset qyteti.

“Nuk dua të flas për emra. Me të thënë të drejtën, edhe në rastin e qeverisë, po edhe në rastin e çdo pozicioni tjetër që është me emërim apo me zgjedhje, nuk dua të merrem me emra,” tha ai.

I pyetur konkretisht nëse Manastirliu është zgjidhja që i duhet Tiranës, Braçe nuk e mohoi, por as nuk e mbështeti hapur.

“Dua të shikoj çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë. Qeveria si emra mua nuk më thotë asgjë. Ama si qeverisje patjetër që më thotë. Më thotë për mirë apo për të reaguar. E njëjta gjë është edhe te bashkia e Tiranës. Kam parë shumë. Dua të shikoj si qeveriset qyteti, nuk më intereson kush është,” shtoi deputeti.

Kjo deklaratë e Braçes vjen në një kohë kur PS ka zyrtarizuar emrin e Manastirliut si kandidate për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, të cilat janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, por mbetet në fuqi përgatitja politike në terren.

Qëndrimi i tij është parë si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në radhët e socialistëve për mënyrën si është përzgjedhur kandidatura dhe për performancën në drejtimin e kryeqytetit.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
“‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar”

"‘Të gjithë me prindër të sëmurë’ – Gjykatësi britanik ironizon shqiptarët që përdorin të njëjtin skenar"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com