GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj analistit Fatmir Sheholli, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit në favor të Shërbimit Informativ Serb (BIA).

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa u caktua pas seancës dëgjimore të mbajtur këtë të premte, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Po, ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi.

Sheholli u arrestua të enjten nën dyshimet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ Serb dhe se vepronte nën urdhrat e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiç.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka mbledhur dhe transmetuar te BIA informacione në lidhje me pronat e supozuara të pushtuara të komunitetit serb në Kosovë, përmes komunikimeve të ndryshme telefonike.

Gjithashtu, sipas Betimit për Drejtësi, Prokuroria thekson se më 26 shtator 2025, në Mitrovicën e Veriut, Sheholli ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese. Po ashtu, ai dyshohet se ka pranuar edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre në media online.

Prokuroria pretendon se, me këto veprime, Fatmir Sheholli ka vepruar me qëllim dhe vetëdije në ndihmë të BIA-s, duke zbatuar udhëzimet e tyre, dhe kështu ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe integritetin e institucioneve dhe qytetarëve të saj.

Lajme të lidhura

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Para
Kombëtarja U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

Kombëtarja U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26

Sot nis sezoni i ri i “Abissnet Superiore”, edicioni i 88-të në historinë e elitës së futbollit shqiptar. Sfida Vllaznia–Skënderbeu,...

Lexo më shumë
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com