GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa/ BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

14:11 - 11/10/25
në Bota
Kohë leximi: 4 min
A A
Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa/ BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sistem sigurie i shumëvonuar, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave të udhëtarëve, do të nisë zbatimin të dielën, duke vënë në gatishmëri aeroportet dhe pikat kufitare të Europës për shkak të mundësisë së krijimit të radhëve dhe vonesave.

Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë qê udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokēsor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti (shënim i Monitor).

Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.

“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi për Financial Times komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.

Sistemi është shtyrë disa herë për shkak të shqetësimeve se infrastruktura kompjuterike nuk ishte ende gati dhe se zbatimi mund të shkaktonte ndërprerje të udhëtimeve.

Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.

“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkuar — por për të cilën jemi të përgatitur,” shtoi Brunner. “Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht.”

Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së.

Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.

Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë evropianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”.

Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.

Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.

Edhe pse sistemi është i ngjashëm me portat elektronike që përdoren tashmë në shumë aeroporte, operatorët presin ankesa nga pasagjerët, pasi regjistrimi i parë i të dhënave biometrike do të zgjasë më shumë se kontrollet e mëvonshme.

“Shumë do të varet nga mënyra si do të funksionojë sistemi ditën e nisjes dhe nga numri i mjaftueshëm i oficerëve të policisë në pikat e kontrollit,” tha Ourania Georgoutsakou, drejtore e grupit lobues Airlines for Europe.
“Ajo që ka më shumë rëndësi është që ekuipazhet e avionëve të mos mbahen në radhë dhe të përpunohen po aq shpejt sa më parë,” shtoi ajo.

Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”.

Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.

Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh.

Holanda, për shembull, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor.

Gjermania do ta nisë këtë të dielë në aeroportin Düsseldorf, më pas në Frankfurt dhe Munich, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.

Sistemi është miratuar që në vitin 2017, por është shtyrë disa herë. Operatorët thonë se vonesat kanë qenë të dobishme për të “hequr defektet” dhe për të testuar teknologjinë.

“Askush nuk ka më justifikim për të mos qenë gati,” tha për Financial Times Yann Leriche, drejtor ekzekutiv i Eurotunnel, gjatë një demostrimi të teknologjisë në Folkestone.

Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.

Grupi që operon trenat për makina dhe kamionë nëpër tunel ka shpenzuar 80 milionë paund për ngritjen e pikave të vetëshërbimit dhe për punësimin e stafit shtesë. Fillimisht, kontrollet do të aplikohen për shoferët e transportit mallrash, ndërsa për pasagjerët do të nisin rreth Krishtlindjeve. /Financial Times

Etiketa: aeroporteBE

Lajme të lidhura

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump
Bota

Plani amerikan i paqes për Ukrainën/ Ja 28 pikat që propozon administrata Trump

14:44 - 22/11/25
Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane
Art & Kulturë

Shuhet Ornella Vanoni, ikona e muzikës italiane

14:31 - 22/11/25
Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Aktualitet

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli

22:10 - 19/11/25
Para
Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com