GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat/ Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

10:38 - 13/10/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Dajlan Avdiaj te Dulakët e Fatmir Hanxhari/ KKT miraton lejet për 24 kulla në Tiranë dhe Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.

Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.

Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë.

Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore.
Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%).

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).

Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte.  “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.

Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.

Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.

Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².

Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m². /Monitor

Etiketa: cmimet e apartamenteveKryesore1

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Skandali/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet

Skandali/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com