GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gostia e Rakip Sulit për Anduena Bajramin dhe Agim Kolën, me tenderin 860 MLN lekë

15:17 - 13/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Gostia e Rakip Sulit për Anduena Bajramin dhe Agim Kolën, me tenderin 860 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Kamëz është bërë një nga grykëderdhjet më të mëdha të parave të buxhetit të shtetit në adresë të biznesmenëve që kanë korruptuar qeverinë. Aq shumë lekë janë ndarë përmes tenderave, sa ky qytet duhet të ishte bërë disa herë nga e para. Dhe janë pazare që miratohen sipër tek qeveria, ndërsa Rakip Suli është hallka përmbyllëse. Ky i fundit i tronditur nga hetimet e SPAK ia jep dokumentet t’i firmos zëvendëskryetari.

Më se fundi bëhet fjalë për dosjen e tenderit ku favorizohen, Nazif Bajrami nga Elbasani, vëllai i deputetit të PS-së, Agim Kola dhe Petrit Patushi. Objekti i tenderit është “Rehabilitimi i Rrugës Argjinaturës ( Nga rruga Albavia deri tek ura e Çerkezës)+ Ndërtim rrugët Kamëz”. Fondi limit i përllogaritur nga komisioni i Sulit është 86 167 576,00 lekë pa TVSH.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, me këtë përshkrim Open Data Albania i ka vënë “Flamur të kuq”. Shpjegojmë se kjo shenjë përdoret për të treguar riskun e korrupsionit.

Në procedurën e mbajtur më 15 shtator 2025 morën pjesë vetëm 3 operatorë konkurrues. Megjithëse kishte ofertën më e shtrenjtë bashkimi i operatorëve “COMPANY RIVIERA 2008” shpk e Agim Kolës & “AGRI CONSTRUCTION” shpk e Petrit Patushit & “BAJRAMI N” shpk e Nazif Bajramit u shpall fitues 1 tetor 2025.

Ndërkohë, kompania “NDERTIMI shpk” me Subjekt Mbështetës: NDREGJONI & ELMAZAJ KONSTRUKSION shpk kanë ofertë më të ulët me vlerë 56,813,768 lekë pa TVSH.

“Bajrami N” nën hetim për pastrim të parave të drogës

Nazif Bajrami njihet për përfitimin e disa tenderave me risk të lartë dhe qëllime korruptive. Kompania e Nazif Bajramit është kapur në mashtrime me volumin e punimeve në bashkinë Elbasan. Ndërsa në një raport të EUROPOL dhe SHISH evidentohet biznesmeni Nazif Bajrami dhe gruaja e tij Anduena Bajrami (Prifti), se qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive dhe në bashkëveprim me grupe kriminale. Bashkëshortja e biznesmenit, Anduena, ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e nënkryetares së Bashkisë Elbasan, duke i siguruar firmës familjare ndikimin për të fituar tenderat.

Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e Interpol Tirana, informonte Departamentin e Policisë Kriminale mbi të dhënat e Interpol Bernës për aktivitetin e dyshimtë të Nazif Bajramit, biznesmen të njohur në Elbasan.

Informacioni i referohet vitit 2019 e në vazhdim, ku zviceranët e konsiderojnë biznesmenin 55-vjeçar si një person të skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

Më 11 prill 2025, një skuadër e BKH ka ushtruar dje kontrolle në ambientet e biznesmenëve Nafiz Bajrami dhe Mariglen Çoku si dhe të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan, Luan Tabaku, për gjetjen e provave të implikimit në afera korruptive dhe veprimtari kriminale. Nisur nga komunikimet në SkyEcc, dyshohet se këta persona kanë lidhje me organizata kriminale.

Në panik e sipër nga hetimi i SPAK, për të evituar pasojat direkte mbi kompaninë, Nazif Bajrami ia dhuroi pronësinë bashkëshortes më 2 shtator 2024.

Megjithatë pazaret e tenderave vazhdojnë. Më 15 shtator 2024, Bajrami është favorizuar nga OPB që është në varësinë direkte të Blendi Gonxhes, për kontratën me objekt “Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Gjirokastër”, për të cilin ishin vënë në dispozicion  5.1 milion euro.

Ndërsa më 30 shtator 2025, bajrami mori tenderin e Bashkisë Klos me objekt “Përmirësimi i banesave për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” me fond limit 36 497 894,00 lekë pa TVSH.

Kush është Agim Kola?

Agim Kola është i njohur për abuzimet me tenderët e rrugëve. Ky i fundit zotëron edhe dy firma të tjera. Bëhet fjalë për RSM Company SH.P.K. dhe A. N. K. Shpk, përmes të cilave ka fituar më shumë tenderë, të gjitha në shkelje të ligjit. A. N. K. Shpk njihet më së shumti për mashtrimin me koncesionin ne aksin Milot-Balldren.

Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH. Kompania nuk kreu asnjë punim sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare, por ndërsa bankat refuzuan të bëhen pjesë e mashtrimit. Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncime të shumta publike. Firma RSM Company SH.P.K është një nga ato që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10  milionë lekë.

Agim Kola, pronar në letra i kompanisë A.N.K ka marrë mbi 65 milionë euro për të bërë rrugën Korçë-Ersekë që u shemb ende pa u inaguruar.

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, që është gati sa fondi limit.

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij emërohet Evis Berberi. Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Ofeta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar me flamur të kuq korrupsioni.

Kujtojmë se Kompania A.N.K është e ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili formalisht e ka kaluar në emër të të vëllait Agim Kola, një marifet për të shmangur komfliktin e interesit.

Petrit Patushi, partner biznesi me nipin e Sadri Abazit

Ministri Piro Vëngu ua ka lënë në dorë Bazën e helikoptereve në Farkë dy kompanive: “Agri Construction” e Petrit Patushit dhe “Alko Impex Construction” e Arbër Abazi nipi i ish-deputetit të PS, Sadri Abazi. Punimet kanë vite që kanë nisur, por kompanitë nuk e kanë kryer punën në afat. Janë dy tender, fusha me kuadrate betoni e helikopterëve dhe hangari i 4 mjeteve të sjellë SHBA. Dhe ndërkohë, dy kompanitë nuk pengohen të marrin tendera të tjerë.

Në 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara shpalli tenderin për rikonstruksionin e godinës së Djegies Plastike në QSUT, Tiranë, projekt do të financohet nga buxheti i shtetit me fondi limit 522 milionë lekë ose 5.2 milionë euro. Për këtë tender u regjistruan gjithsej dymbëdhjetë operatorë ekonomikë, pesëmbëdhjetë ditë pas mbajtjes së tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive “AGRI CONSTRUCTION – ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 487 milionë lekë.

Ajo që bie në sy është fakti se përveç konsorciumit fitues, të njëmbëdhjetë operatorët e tjerë ekonomikë janë skualifikuar që në fazën e parë duke ia garantuar fitoren biznesmenëve Petrit Patushi dhe Arbër Abazit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia. Kallëzimi i fundit në SPAK për Sulin është bërë në prill 2025 për “shpërdorim detyre”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agim KolaAnduena BajramiPetrit PatushiRakip Sulatenderi

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Blushi “zbraz” akuzat ndaj Metanit: Pse hesht ILD për gjyqtarët problematikë dhe aferën e inceneratorëve?

Blushi "zbraz" akuzat ndaj Metanit: Pse hesht ILD për gjyqtarët problematikë dhe aferën e inceneratorëve?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com