GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blushi: Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partise se Lirise Tedi Blushi ka ngritur akuza të forta në drejtim të sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë, duke e cilësuar paraburgimin si një nga padrejtësitë më të mëdha që po ndodhin sot në Shqipëri.

“Burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë,” – deklaroi Blushi ne Komisionin e Ligjeve ne seancen e pyetjeve per Kreun e SPAK, Z. Altin Dumani. Ai denoncoi se qytetarët po dënohen për çështje të vogla, ndërkohë që trafikantët dhe zyrtarët e korruptuar vazhdojnë aktivitetin e tyre pa u prekur nga ligji.

“Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë. Dënohesh për një kotec pa leje, por jo për një kullë pa leje,” – theksoi Blushi.

Sipas tij, mbipopullimi i burgjeve është dëshmi e një shteti represiv dhe policor, i cili godet më të dobtit dhe i shërben të fortëve. Ai theksoi se rreth 2/3 e personave në burgje janë të paraburgosur, dhe 1/3 e tyre janë ende pa një akt-akuzë, një shifër që e kalon gati trefish mesataren e Bashkimit Europian.

Blushi akuzoi se kërkesat e Prokurorisë për arrest me burg në raste të parëndësishme, si lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, kanë pasur pasoja tragjike, përfshirë edhe vetëvrasje brenda burgjeve.

“A ndiheni fajtor, z. Kryeprokuror, që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv?”, – ishte pyetja e drejtpërdrejtë që Blushi i drejtoi Prokurorit të Përgjithshëm.

Blushi shtroi edhe pyetje të tjera lidhur me rolin e Prokurorisë, rritjen e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe presionet politike dhe diplomatike në punën e hetuesve.

Ai përmendi gjithashtu dhe rolin e Prokurorisë në kuadër të “Task Forcës” për zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar transparencë mbi masat konkrete për parandalimin e krimeve zgjedhore.

Lajme të lidhura

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26
Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks
Botë

Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

08:56 - 29/07/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen
Aktualitet

Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

08:44 - 29/07/26
Para
Zjarr pranë një shkolle në Vlorë – Shpërthime dhe panik në zonë

Zjarr pranë një shkolle në Vlorë – Shpërthime dhe panik në zonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26

Këshilli i Europës sugjeron se një reforme e re territoriale në Shqipëri duhet të fokusohet tek decentralizimi i mëtejshëm i...

Lexo më shumë
Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

08:56 - 29/07/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen

Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

08:44 - 29/07/26
Arrestimi i Ermal Beqirit/ Policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore franceze, më pas i kaloi Xhandarmërisë

Arrestimi i Ermal Beqirit/ Policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore franceze, më pas i kaloi Xhandarmërisë

08:23 - 29/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com