GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dokumentar edhe për Ramën/ Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentar edhe për Ramën/ Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë, njësia kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe zjarrfikësit.

Mund të kishte edhe viktima 

Faqja zyrtare e emisionit “Report” ka reaguar gjithashtu duke konfirmuar se bëhet fjalë për një bombë të vendosur nën makinën e gazetarit.

“Automjeti shpërtheu, duke dëmtuar rëndë edhe makinën tjetër të familjes dhe banesën ngjitur,” thuhet në deklarate.

Sipas autoriteteve, fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe, saqë mund të kishte shkaktuar viktima nëse dikush do të ishte ndodhur pranë në atë moment.

Prokuroria kompetente ka nisur hetimet, ndërsa është njoftuar edhe Prefekti.

Dokumentar edhe per kryeministrin Rama 

Sigfrido Ranucci ka zhvilluar disa investigime të bujshme mbi Shqipërinë, kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Në programin Report të RAI3, ai trajtoi marrëveshjen Rama–Meloni për refugjatët, si dhe dyshimet për lidhje mes krimit dhe qeverisë shqiptare.

Pas transmetimit të dokumentarit, Ranucci u përfshi në një polemikë të ashpër me Edi Ramën, i cili telefonoi drejtuesit e RAI-t për të shprehur pakënaqësi.

Gazetari e krahasoi reagimin e Ramës me atë të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke thënë se “vetëm Kremlini është ankuar ndonjëherë në atë mënyrë për një emision të Report”.

Ranucci ka deklaruar gjithashtu se investigimet ndaj qeverisë shqiptare do të vazhdojnë, dhe se emisioni i ardhshëm i Report do të publikojë të tjera detaje.

Etiketa: gazetarItaliKryesore1Shperthim

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Moska dhe Kievi, “shi” dronësh njëri-tjetrit

Moska dhe Kievi, “shi” dronësh njëri-tjetrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të...

Lexo më shumë
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com