GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më rrahën dhe më kërcënuan të largohem nga Shqipëria” – Babai britanik rrëfen makthin pas vdekjes tragjike të vajzës në Sarandë

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më rrahën dhe më kërcënuan të largohem nga Shqipëria” – Babai britanik rrëfen makthin pas vdekjes tragjike të vajzës në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrëfim tronditës është publikuar nga tabloidi britanik The Sun, ku flet babai i 29-vjeçares Rebecca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje në Sarandë në gusht të vitit 2022. George Gannon akuzon shtetasin shqiptar Saimir Kushova, pronar i një qendre zhytjeje, si personin përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij.

Sipas tij, pajisjet e zhytjes që kishte ofruar kompania e Kushovës ishin jashtë standardeve të sigurisë. Ai tregon se që prej asaj dite ka kërkuar drejtësi, por përpjekjet e tij janë kthyer në një makth, pasi është sulmuar dhe kërcënuar disa herë nga persona që pretendon se janë të lidhur me të akuzuarin.

“Më rrahën dhe më thanë të largohesha nga Shqipëria ose do të më vrisnin. Kam brinjë të thyera, por nuk do të dorëzohem kurrë. Dua drejtësi për vajzën time,” tha ai për The Sun.

Babai britanik, i cili ka qëndruar për rreth dy vjet në Sarandë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor, akuzon autoritetet shqiptare për zvarritje, pasi seancat janë shtyrë gjashtë herë brenda një viti.

The Sun shkruan se, Saimir Kushova, i cili më pas u lirua me kusht nga gjykata shqiptare, është arrestuar në Norvegji në vitin 2023 dhe është dënuar me 15 vite burg për trafik droge, si pjesë e një grupi që tentoi të transportonte 150 kilogramë kokainë.

Rebecca Gannon, një zhytëse me përvojë që kishte eksploruar vende të ndryshme në botë, humbi jetën në ujërat e Sarandës, vetëm pak minuta pas nisjes së ekspeditës nënujore. I dashuri i saj, i cili ndodhej me të, rrëfeu se ajo kishte dalë në sipërfaqe “në panik dhe duke kërkuar ndihmë”, por nuk mundi të shpëtohej.

Familja britanike vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa gjyqi ndaj Kushovës është shtyrë sërish për muajin e ardhshëm. “Vajza ime vdiq dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Dua të di pse. Dua drejtësi për Beccie-n time,” përfundon George Gannon.

Lajme të lidhura

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

07:59 - 16/08/26
Horoskopi, 16 gusht 2026/ Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat
Horoskopi

Horoskopi, 16 gusht 2026/ Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat

07:49 - 16/08/26
Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

07:32 - 16/08/26
Para
Ganimete Musliu në protestën në Tiranë: Pa UÇK-në, sot nuk do të ishim bashkë në shesh

Ganimete Musliu në protestën në Tiranë: Pa UÇK-në, sot nuk do të ishim bashkë në shesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

07:59 - 16/08/26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Vlorën, ku një hotel është përfshirë nga flakët. Si pasojë e...

Lexo më shumë
Horoskopi, 16 gusht 2026/ Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat

Horoskopi, 16 gusht 2026/ Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat

07:49 - 16/08/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 16 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 16 gusht 2026

07:41 - 16/08/26
Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

Zjarri përfshin një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona dërgohen në spital

07:32 - 16/08/26
Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com