GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ali Ahmeti në protestën në Tiranë: Sot jemi të gjithë UÇK, drejtësia nuk mund të ndëshkojë çlirimtarët

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ali Ahmeti në protestën në Tiranë: Sot jemi të gjithë UÇK, drejtësia nuk mund të ndëshkojë çlirimtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ahmeti e cilësoi këtë një ditë simbolike, ku “të gjithë jemi UÇK”, ndërsa akuzoi qarqet serbo-ruse për fabrikimin e dosjeve kundër çlirimtarëve të Kosovës.

“Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëhet një padrejtësi e madhe. Fillimisht nisi me shpifje për trafik organesh nga Dick Marty, një akuzë që nuk u provua kurrë. Tani, me të njëjtën logjikë, po tentohet njollosja e luftës sonë për liri. Kjo është e papranueshme. UÇK ka bashkëpunuar me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në – aleatët tanë strategjikë që na ndihmuan ta fitojmë çlirimin”, tha Ahmeti.

Duke folur për domethënien e protestës në sheshin “Skënderbej”, ai u shpreh se ka ndjenja të forta emocionale dhe nostalgji, pasi aty janë frymëzuar heronjtë më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë Adem Jasharin.

Ahmeti hodhi poshtë çdo pretendim për prapavijë politike apo partiake të protestës:

“Kjo protestë nuk ka të bëjë me partizim apo politizim. Është thirrje për drejtësi. Drejtësia duhet të flasë, por nuk mund të dënojë ata që kanë luftuar për lirinë e kombit të tyre.”

Ahmeti i bëri thirrje Gjykatës Speciale të përshpejtojë procesin dhe të shpallë sa më parë të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 dhe vazhdon ende në Hagë, ndërsa një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 14 shtator në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga mbarë bota.

Lajme të lidhura

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Para
(VIDEO)“Kush po e rr*an për urdhërat” – Leskaj thyen PD-në dhe del në mbështetje të UÇK në Tiranë

(VIDEO)“Kush po e rr*an për urdhërat” – Leskaj thyen PD-në dhe del në mbështetje të UÇK në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com