GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

11:28 - 18/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar ashpër ndaj promovimit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Cërrik, Florenc Doka, duke e akuzuar atë për konflikt të rëndë interesi dhe përfitim nga fondet publike gjatë kohës që mbante detyrë zyrtare në këtë bashki.

Reagimi i Vangjelit vjen pas deklaratës së ministrit Andis Salla, i cili e cilësoi Dokën si “njeriun e duhur” për zhvillimin e Cërrikut.

Zëdhënësja e PD-së solli fakte konkrete që, sipas saj, tregojnë përfitime private të Dokës ndërsa shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, detyrë që e mbante paralelisht me pronësinë e kompanisë familjare.

  1. Kontrata Publike Për Kompaninë ‘Melius’ shpk:
    • Kompania ‘Melius’ shpk, në pronësi të z. Doka, e regjistruar në vitin 2022, është kontraktuar nga Bashkia Cërrik (e drejtuar nga Andis Salla) për një sërë shërbimesh dhe mallrash.
    • Këto përfshijnë blerje pajisjesh dhe orendish, organizim eventesh sociale, si dhe shërbime dhe mallra të tjera.
  2. Përdorimi i Asetit Publik me Çmim Qesharak:
    • Në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik zhvilloi një procedurë ankandi për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’ (ngastra 52b), me sipërfaqe 5.0 ha.
    • Fitues u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.

Genta Vangjeli theksoi se ky ishte “vizion i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.”

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të Cërrikut të reflektojnë nëse janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person që ka përfituar fonde dhe asete publike për biznesin e tij privat, ndërsa po promovohet si “njeriu i duhur” për të drejtuar qytetin.

“Koha për përgjigje është më 9 Nëntor,” përfundoi Vangjeli, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të pjesshme.

Etiketa: andis sallaFlorenc DokaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Para
Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26

GJKKO ka dhënë vendimin për 5 anëtarë të një grupi kriminal në Shkodër të cilët akuzohen se kanë kultivuar dhe...

Lexo më shumë
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com