GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bujqësia nuk pret rritje në vitin 2022, shkak mungesa e subvencioneve

07:45 - 15/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bujqësia shqiptare drejt regresit, Emergjencat Civile “dorëzohen” para ndryshimeve klimaterike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zinxhiri bujqësor, që nga prodhimi, magazinimi, përpunimi dhe eksporti nuk pret rritje në vitin 2022.Çmimet e larta të inputeve bujqësore, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve e kanë rënduar klimën e bizneseve në bujqësi. Fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon. Vladimir Çela, i cili zotëron një nga fermat më të mëdha në zonën e Fierit, tha se fermerët kanë mbjellë më pak në serra. Shkak, sipas tij, u bënë çmimet e larta të mbjelljeve të dyta dhe borxhet e larta në furnitorët e inputeve.

Gentian Ziu, fermer në zonën e Kutallisë në Berat tha se, prodhimi në serra do të jetë më i ulët në vitin 2022, pasi shumë serra nuk janë mbjellë me domate dhe kastravec. Në fusha, normalisht mbjelljet janë më të pakta pasi ureja dhe nitrati kanë arritur më shumë se 10 mijë lekë kuintali, tha Ziu.

Edhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk është optimiste, sidomos eksportuesit, si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH-së. Burime nga Doni Fruits, kompania më e madhe e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve në vend, pohojnë se nuk presin rritje në vitin 2022.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi, rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar.

Gjithashtu janë rritur kostot për të gjitha helmet dhe pesticidet e tjera, plastmasën dhe hekurin e serrave. Fermeri Ziu tha se kostoja e prodhimit të një kilogrami domate tani ka arritur në 330-350 lekë, në varësi të kulturës dhe farës, nga rreth 29 lekë ose 30 lekë vitin e kaluar. Ndërkohë çmimet e shitjes kanë rënë ndjeshëm poshtë kostos.

Domatet dhe kastravecët e serrave janë baza e eksporteve shqiptare të produkteve bujqësore. Sipas të dhënave mbi tregtinë nga Kombet e Bashkuara, në vitin 2020, eksportet e domateve dhe kastravecëve arritën 49.4 milionë dollarë, me rritje 10% në krahasim me vitin 2019, kur vlera e tyre ishte 45 milionë dollarë. Vlera e eksporteve të zarzavateve gjithsej ishte 72 milionë euro vitin e kaluar, 67% e tyre përfaqësoheshin nga domatet dhe kastravecët.

Eksportet e domateve dominojnë, me vlerë 37 milionë euro, duke zënë më shumë se 40% të eksporteve të zarzavateve.

Sipas ekspertëve, nxitja e eksporteve bujqësore, më shumë se sa nga prodhimi në fushë, po vjen nga përmirësimi i zinxhirëve të tregtisë dhe eksportit, si dhe investimeve në kapacitete frigoriferike.

Në paketën e fundit fiskale u bënë dy ndryshime të taksave, me efekt në rritjen e kostos për industrinë përpunuese të ushqimeve.

U hoq TVSH e rimbursueshme për blerjet nga 6% që ishte më parë dhe u hoq përjashtimi i TVSH-së për importimin e makinerive dhe pajisjeve, në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë, ose më të madhe se 500 milionë lekë, nga 50 milionë lekë që ishte më parë.

Ndryshimet fiskale janë pritur me shqetësim nga industria e përpunimit që prej 3 vitesh vuan rritjen kostove nga ndryshimet e skemës të rimbursueshme të TVSH-së. Industrialistët pohojnë se ndryshimet do të shkaktojnë shumë dëme te përpunuesit.

Alban Zusi, sipërmarrës në sektorin e përpunimit, i cili kohët e fundit është angazhuar në sektorin e prodhimit të inputeve për bujqësinë, thotë se, kostot mund të lehtësohen duke e sjellë prodhimin e një pjesë të plehrave në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria trashëgon një përvojë nga e kaluara në këtë drejtim, e cila mund të shfrytëzohet në disa procese në vendin tonë.

Zusi shprehet se mund të importohen ingredientët bazë dhe më pas në Shqipëri të kryhet procesi i përzierjes dhe paketimit. Në këtë mënyrë, shkurtohen kostot e transportit dhe hapen mundësi të reja për biznes. Z. Zusi vuri në jetë një projekt që rezultoi i suksesshëm për prodhimin e ushqimeve për pularitë.

Etiketa: bujqesifermerekrizerritjesubvencione

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Arbër Hajdari i kthehet keq banorit: S’ke hyrë për të fituar Big-un por ti prishësh imazhin Ilirit!

Arbër Hajdari i kthehet keq banorit: S’ke hyrë për të fituar Big-un por ti prishësh imazhin Ilirit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com