GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetari nga Korça fiton gjyqin, por Bashkia s’i paguan qiranë e pronës

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetari nga Korça fiton gjyqin, por Bashkia s’i paguan qiranë e pronës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Refat Tuke një qytetar nga Korça tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka fituar me vendim të formës së prerë pronësinë mbi një truall prej rreth 7,000 m² dhe 4,000 m² ndërtesë, të cilat më parë ishin të Ndërmarrjes së N.sh.n-së dhe aktualisht administrohen nga Bashkia Korçë.

Gjykata ka detyruar bashkinë, të paguajë qiranë ndaj tij në shumën prej 198 mijë lekësh të reja deri në përfundimin e procesit të privatizimit, që nuk ka mbaruar.

“Quhem Refat Tuke! Kam një problem me bashkinë. Unë kam fituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave, me hipotekë dhe me tapi të vjetër, një pronë afërsisht rreth 7000 m2 dhe 4000 m2 kanë qenë godina e ndërmarrjes së N.sh.n-së dhe sot janë godinat e Ndërmarrjes së gjelbërimit, që janë nën administrimin e bashkisë.   Në vitin 1995, me vendim gjykate të formës së prerë, kam marrë të drejtën e parablerjes. Në vitin 2009, me vendim gjykate të formës së prerë, jepet qiraja e truallit edhe detyron Bashkinë e Korçës, të paguajë qiranë e truallit dhe e caktuan me ekspertë, me të tërë. Ne nuk kundërshtuam, pavarësisht, se ata dhanë minimalen. Afërsisht 198 mijë të reja. Deri në momentin e privatizimit, e thotë vendimi i gjykatës”, thotë denoncuesi.

Megjithëse në vitin 2010 Bashkia Korçë nisi të paguante qiranë me këste, pagesat u ndërprenë në vitin 2011, kur Refat Tuke u largua për Shtetet e Bashkuara.  Pas një ndërhyrjeje të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 2016, bashkia rifilloi pagesat, por në maj të vitit 2021 i ndërpreu sërish.

“Në 2010-ën, më dha me këste disa muaj. Në atë kohë, unë nisem për në Shtetet e Bashkuara, në 2011-ën dhe u ndërpre qiraja, nuk m’i jepte. Atëherë, unë i bëj një letër zyrës së përbarimit, zyra e përmbarimit i bllokonte në thesar, po ku e di unë, si janë rregullat. S’më jepnin asnjë lek dhe në 2016-ën u detyrova, i bëra letër KLSH-së dhe e detyroi bashkinë të paguante qiranë dhe filloi bashkia me këste. Në 2016-ën, duke paguar të vitit 2011, 2012 e kështu me radhë. Në maj të 2021-shit pagoi tetorin e 2016-ës edhe s’më dha më. Atëherë, unë bëra kallëzim penal në SPAK dhe SPAK-u më kthen përgjigje, që ia kemi kaluar Prokurorisë Korçë, që ta hetojë këtë çështje. Nga emisioni Stop, unë dua ta verifikojë këtë çështje dhe të më japë të drejtën. Kur do t’i marr unë këto lekë?”, shton denoncuesi. Zyra përmbarimore e Korçës ka ndërmarrë masa, si bllokim thesari dhe ka kryer veprime ligjore, të cilat Bashkia Korçë i ka kundërshtuar në gjykatë, por pretendimet e saj janë rrëzuar. Për këtë çështje, Refat Tuke ka bërë edhe kallëzim penal, që po hetohet nga Prokuroria e Korçës./Klantv

Lajme të lidhura

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Para
Akulli që sfidon logjikën: Ngurtësohet në temperaturë dhome!

Akulli që sfidon logjikën: Ngurtësohet në temperaturë dhome!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26

Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike  ndaj qeverisë. Një pankartë ironizonte kryeministrin...

Lexo më shumë
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

20:08 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com