Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mori në shkurt të vitit 2025.
Mësohet se dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij nga detyra.
Pas këtij zhvillimi, kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.
Arsyet e dorëheqjes së Salës mbeten ende të paqarta.
Megjithatë, prej kohësh janë ngritur dyshime se largimi i tij mund të lidhet me çështje që po hetohen nga drejtësia, konkretisht me dosjen ku përmenden emrat e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.









Discussion about this post