GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të vërtetat për Berishën dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin

09:22 - 15/01/22
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Të vërtetat për Berishën dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Se çfarë ka bërë Sali Berisha në pushtet e dinë të gjithë – që nga zhdukja e Remzi Hoxhës, ndihma për Slobodan Milosheviqin, djegia e Shqipërisë më 1997, Gërdeci e deri te vrasja e protestuesve në Tiranë. Të vërtetat për të dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin.

Nga Imer Mushkolaj

Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar. Dhe bëmat e tij, si rasti i tmerrshëm Hoxha, nuk janë të pakta. Zënë fill qysh herët në vitet ’90, atëherë kur erdhi në pushtet. Atëherë kur vodhi zgjedhjet, për t’u bërë me çdo kusht president, atëherë kur në Shqipëri burgoseshin njerëz të celulave të para të UÇK’së, atëherë kur thyente embargon ndërkombëtare për ta furnizuar me naftë regjimin e Slobodan Milosheviqit, atëherë kur Shqipëria u dogj e mijëra njerëz u vranë në luftë civile për shkak se lejoi firmat piramidale. Dhe vazhdojnë me të vërtetat e përbotshme të vdekjes së njerëzve në Gërdec e vrasjes së protestuesve në bulevard. Ka të tjera bëma, sa të duash, që lidhen me afera korruptive, keqpërdorime e keqqeverisje. Përkundër të gjitha këtyre, shqiptarët ia dhanë shansin që t’i qeveris sërish, për tetë vjet me radhë, periudhë kjo gjatë të cilës bëri punë të mira. Dhe tash, kur ShBA’të e kanë vënë në listë të zezë, e kanë shpallur peron të padëshirueshëm, armik, ai ka zgjedhur të shkatërrojë Partinë Demokratike. Fatin e tij personal ai po provon ta shesë si fat të demokratëve, madje edhe fat të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Ai e ka hallin e vet dhe të familjes së tij, nuk ka hall tjetër. Këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë.

* * * Të vërtetat dinë të jenë të dhimbshme, të hidhura, por prapëseprapë janë të vërteta dhe duhet të thuhen publikisht, pavarësisht se me kë kanë të bëjnë. Ashtu siç duhet thënë edhe Sali Berishës. Përtej ekzaltimit që mund të ngjall ende tek masat e militantëve e përkrahësve, ai e ka për obligim që të paktën tash, në fund të karrierës së tij politike, të marrë përgjegjësinë për njollat e zeza që ka në biografi. Por jo që duke u përpjekur t’i arsyetojë veprimet e veta të dëmshme, kriminale, ta fyejë një popull të tërë. Kështu ndodhi së fundi, kur në një intervistë ai pranoi se e kishte shkelur embargon ndaj Slobodan Milosheviqit dhe e kishte furnizuar me naftë, por këtë e kishte bërë për hir të Kosovës. Sipas tij, tokat e kosovarëve kishin ngelur pa punuar për mungesë nafte, andaj ai e kishte bërë këtë shërbim. Përveç se është një rrenë që madhe, kjo deklaratë është edhe një fyerje e madhe për qytetarët e Kosovës. Në atë kohë, kur i ndihmonte me naftë, Milosheviqi në Kosovë mbillte frikë, dhunë e represion, ndërkaq arat e Bosnjës dhe Hercegovinës i “mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm. Është e kotë të provosh të arsyetosh diçka që nuk mund të arsyetohet. Vetëm bëhesh përallë më shumë dhe zhytesh edhe më thellë në fajësinë tënde. Ashtu siç po vepron Berisha.

* * * Sali Berishën e njohin të gjithë – jo veç për bëmat, por edhe për akuza e sulme monstruoze ndaj të gjithë atyre që ia thonë të vërtetat në sy. “Gogoli” me të cilin ai përpiqet t’i frikësojë e t’i diskreditojë kundërshtarët dhe kritikët është Serbia. Serbia, e cila tash udhëhiqet nga ish-ministri i Milosheviqit, të cilin ky e furnizoi me naftë në kohën e luftës në Bosnjë. Serbia, me të cilën Berisha ka madje edhe lidhje familjare. Duhet të jesh i krisur që të akuzosh të tjerët, për atë çfarë je vetë. Por, Berisha nuk e ka dert. Ai vepron me maksimën “rrej sa të mundesh, se diçka mbetet” ose “fëlliq sa të mundesh, se diçka mbetet”. Tash, kur zyrtarisht është shpallur antiamerikan, ai e ka humbur arsyen e shëndoshë, e ka humbur edhe atë pak racionalitet që ka pasur. I është kthyer sërish logjikës “le të digjet gjithçka, vetëm të shpëtoj unë”. Dhe, përnjëmend, nëse nuk kanë ndodhur rastet e Remzi Hoxhës, thyerjes së embargos, ‘97’ta, Gërdeci e 21 janari në kohën e Sali Berishës në pushtet, kritikët e tij do të duhej të tërhiqen nga jeta publike. Ndërkohë që ai do të duhej të ishte tërhequr me kohë dhe do të duhej dhënë përgjegjësi.

Etiketa: Imer Mushkolajkryesore2Sali Berisha

Lajme të lidhura

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos
OP-ED

Presidenti Trump zgjodhi të mos ia shihte as ‘bojën’ Edi Ramës në Davos

12:18 - 23/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
OP-ED

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Para
Shokon vajza në Tiranë, zhvishet në mes të rrugës

Shokon vajza në Tiranë, zhvishet në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fund i epokës SkyECC? Itali dhe Spanjë përjashtojnë provat, dhjetëra të pandehur lirohen
Aktualitet

Fund i epokës SkyECC? Itali dhe Spanjë përjashtojnë provat, dhjetëra të pandehur lirohen

10:56 - 24/01/26

Trend i madh evropian: Provat e SkyECC dhe EncroChat përjashtohen gjithnjë e më shumë – tre vendime të fundit në...

Lexo më shumë
Futnin drogë në qelitë e burgut/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë (EMRAT)

Futnin drogë në qelitë e burgut/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë (EMRAT)

10:50 - 24/01/26
Paralajmërim për shoferët, kujdes/ Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec

Paralajmërim për shoferët, kujdes/ Mjegull e dendur në aksin Korçë-Pogradec

10:30 - 24/01/26
Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

10:06 - 24/01/26
Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com