GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Në QSUT, biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi i gazetarit: Në QSUT, biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një pretendim, i cili sic shprehet ai, nëse rezulton i vërtetë është skandali më i madh dhe më çnjerëzor në QSUT.

Sipas disa dokumentave që mbajnë datën 25.07.2019, 10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.

Ndër shumë deklarime të tjera, siç mund ti shihni në dokumetat e mëposhtme, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar, dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

“Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç’njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?”- shkruan Stafa.

Gazetari thekson në reagimin e tij në rrjete sociale se, 10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre pasi këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!

Denoncimi i plotë i gazetarit:

Nëse ky pretendim rezulton i vërtetë, është skandali më i frikshëm i QSUT-së.

2019!

10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.

Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç’njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?

A ka kryer QSUT ndonjë hetim?

Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?

Po ish-ministrja Albana Koçiu, kreu ndonjë hetim?

Po mimistrja aktuale, Evis Sala, do kryej ndonjë hetim?

A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?

Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo?

Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje!

10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!

Dokumentat:

 

Etiketa: QSUT

Lajme të lidhura

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim
Aktualitet

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

20:56 - 18/09/26
Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Aktualitet

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

19:27 - 18/09/26
Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”
Aktualitet

Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”

19:19 - 18/09/26
Para
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Përse nuk merret e pandehur Balluku? Bardhi i drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë
Breaking Views

“Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë

22:47 - 18/09/26

Qytetarë të shumtë ishin prezent në protestën e 111-të para Kryeministrisë. Një protestuese u shpreh se në këtë protestë të...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

“Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi!

21:17 - 18/09/26
Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mbahet protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:11 - 18/09/26
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu në kërkim

20:56 - 18/09/26
Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com