GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bogdani në kombëtaren e Italisë, reagon ish-sulmuesi kuqezi: Ja e vërteta e djalit tim

17:47 - 24/10/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bogdani në kombëtaren e Italisë, reagon ish-sulmuesi kuqezi: Ja e vërteta e djalit tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imagjinoni që të shënojë Bogdani me Kombëtaren dhe të festojnë… italianët. Emri që ka çuar peshë zemrat e shqiptarëve, papritur mund të jetë protagonist në anën tjetër të detit.

Është fjala për Aleksandër Bogdanin, djalin 14-vjeçar të ish-sulmuesit të shquar të Shqipërisë dhe rekordmenit të golave me fanellën kuqezi, Erjon Bogdanit.

Po sa shanse ka që të ndodhë kjo? Që i biri i Bogdanit të luajë me “axurrët”? Për këtë flet vetë babai i tij, Erjoni.

Në një intervistë për Top Channel, ai konfirmon se i biri ka marrë ftesë nga kombëtarja e Italisë U-15.

-Erjon, a është e vërtetë që djali juaj ka marrë ftesë nga kombëtarja italiane?

Po, është e vërtetë. Ishte një grumbullim për të rinjtë e talentuar të Jugut të Italisë dhe mori edhe djali im një ftesë.

-Aleksandri, djali juaj, luan me Palermon. Është qendërsulmues si ju… Mund të bëhet më i mirë se ju?

Të lutem, unë nuk flisja për veten time kur isha futbollist, si mund të flas për djalin tim?!

-Po pyesim sepse ka pak informacion për të…

Atëherë, nëse ai do të ecë mirë do e “tregojë” vetë historinë e tij. Tani është një djalosh që i pëlqen futbolli, po luan rregullisht me Palermon U-15 dhe skautët italianë me sa duket kanë parë disa të dhëna interesante. Të shohim.

-Po nga federata shqiptare e ka pasur interesim?

Po, ka pasur. Më kontaktuan para disa ditësh dhe unë e vlerësoj padyshim edhe angazhimin e tyre.

-A do të ndikoni te djali juaj që të zgjedhë Shqipërinë?

Shikoni, im bir e di mirë se çfarë përfaqësoj unë për Shqipërinë dhe sa i lidhur jam me vendin tim. Tani ai ka marrë një ftesë për grumbullim me U-15 e Italisë. Nuk është gjë e keqe. Vlerësim është. Por nuk është marrë asnjë vendim. As nuk është diskutuar madje.

-Pse nuk e diskutoni?

Sepse në fazën kur ai po luan futboll i bie që të jetë ende në “shkollën fillore”. Kështu quhen ata të moshës së tij. Ka shumë rrugë përpara. Duhet më së pari të bëhet futbollist profesionist, në kuptimin që duhet të jetë i zoti edhe jashtë fushës, jo vetëm aty.

-E keni fjalën që duhet të diplomohet në universitet si babai i tij?

….(qesh) Po pse jo. Ai është aktualisht një nxënës me një mesatare 9.4. Ia kemi bërë të qartë se mësimet janë shumë të rëndësishme.

-Bashkëshortja juaj është italiane. A ke folur me të nëse do të vinte dita të zgjidhte mes Italisë dhe Shqipërisë? A  do ta nxiste ajo djalin të vishte fanellën e vendit të saj?

Oh sa futuriste është kjo… Nuk kemi folur fare për këtë pjesë. Sinqerisht. Sepse të dy e dimë se është e nxituar. Po ua përsëris. Djali im duhet më së pari të bëhet një futbollist i mirë. Ka katër vite te Palermo, por ka shumë punë përpara se të kalojë nga “hoby” te futbolli profesionist.

-Për çfarë të bën më tepër krenar djali në këtë moment?

Për gjithçka. Ai është e këmbë në tokë. Madje u ndjeva shumë mirë kur mori ftesë nga Italia U-15, sepse kjo ndodhi pa e ditur që ai ishte djali im. Thjesht e vlerësuan për ato cilësi që ka.

-A e viziton shpesh Shqipërinë ai?

Po, shumë shpesh. Gjatë verës vjen këtu dhe luan edhe futboll madje me moshatarët e tij.

-Çfarë të shqetëson më shumë rreth Aleksandrit?

Mbiemri.

-Vërtetë?

Po, vërtetë. Duhet të dijë të menaxhojë presionin dhe krahasimet e padrejta që mund ti bëhen me mua. Unë e di që ky do jetë problem. Koha e ka treguar me fëmijët e ish-futbollistëve në të kaluarën.

-Si të është dukur kombëtarja shqiptare së fundmi?

Shumë mirë. Me Serbinë arriti një fitore të madhe dhe të merituar. Në fakt ndeshet më të mira në grup i kemi bërë kundër Serbisë. Shpresoj të luajnë ashtu edhe me Andorrën.

-Cila është pika më e fortë e kësaj kombëtareje?

Sakrifica. Më pëlqejnë shumë se si sillen në fushë kur nuk kanë topin në zotërim. Janë të kujdesshëm dhe të vendosur mirë në fushë.

-Çfarë duhet të korrigjojë kjo kombëtare?

Të jetë konstante. Me Letoninë ishte një nga ato ndeshje ku luajtëm shumë ndryshe. Pjesa e parë nuk i ngjante të dytës. Kjo është e rrezikshme.

Etiketa: Erion Bogdani

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare

“Lubi Balluku”, Vokshi: Rama e mbron, SPAK ka standarde të dyfishta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com