GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga PD-ja te Bashkia, Manjola tregon pse u bë nënkryetare Bashkie në Sarandë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga PD-ja te Bashkia, Manjola tregon pse u bë nënkryetare Bashkie në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetarja e degës së PD-së në Sarandë, Manjola Nikollo ka reaguar për herë të parë, pasi ndryshoi qëndrime politike duke iu bashkuar Partisë Socialiste, duke u emëruar në postin e nënkryetares së Bashkisë së Sarandës.

Në një intervistë për mediat lokale, Nikollo thotë se ndihej e përjashtuar nga PD, pasi dha dorëheqjen për të garuar në primare, duke u mos u thirrur më në mbledhjet dhe organizimet e partisë. Ajo hedh akuza drejt deputetes Ina Zhupa, pasi sipas saj, krijoi frymën e përçarjes në degën e PD-së në Sarandë dhe manipuloi procesin e primares.

Sipas Nikollos, vendimi për t’u bërë pjesë e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë prapavijë politike dhe iu kërkon demokratëve që të kenë ende besim tek ajo.

“Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini shumë mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për kandidatët për deputët për qarkun e Vlorës, i cili ishte një proces që u kontestua nga unë dhe disa demokratë në heshtje, pasi pati parregullsi dhe orientim të votës drejt zonjës Zhupa.

Zonja Zhupa nuk mundi të qëndronte kurrë në lartësinë e deputetes në këtë degë, ndikimi i saj tek anëtarët e PD-së lanë gjurmët e veta, shkaktuan përçarje, futën frymën e ndasisë mes demokratëve. Duke qenë se ishte deputete përdori ndikimin e saj tek anëtarësia dhe kjo prishi besimin dhe balancën në këtë proces. Pati ndërhyrje dhe manipulime të votimeve siç ishte rasti i Konispolit, i cili doli i pavlefshëm, apo mosdhënia e listave të anëtarëve që kishin të drejtën e votës.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, duke qenë se unë nuk isha më kryetare e PD-së, për shkak se dhashë dorëheqje për shkak të udhëzimit të dalë nga qendra për primaret, u mor kjo dorëheqje si përjashtim i Manjolës nga angazhimi politik në këto zgjedhje. Çuditërisht nuk njoftohesha më në asnjë mbledhje dhe në asnjë takim të organizuar nga partia. Unë nuk e mohoj se jam demokrate. Posti i nënkryetares së Bashkisë së Sarandës më është ofruar për atë çfarë unë jam dhe atë çfarë unë përfaqësoj.

Manjola futet në atë bashki si demokrate. Të gjithë më njohin shumë mirë dhe më etiketojnë si Manjola e PD-së. Kur ke kurajon dhe kur do të mbrosh interesin publik, me integritet dhe ndershmëri, mund ta bësh dhe brënda institucioneve. Ajo që iu premtoj demokratëve, veçanërisht për ata demkokratë që e ndiej që i kam zhgënjyer, iu kam thyer zemrën, ju lutem kini besim. Jam realisht Manjola që ju keni votuar dhe mbështetur. Unë jam në shërbimin tuaj, në shërbim të qytetarëve.  Jam zëri juaj në atë bashki. Premtoj që do të dal me kokën lart nga ajo Bashki dhe do të dal me kokën, ku do të mbroj interesat e qytetarëve.  Jam këtu për të dhënë kontributin tim.” – deklaroi Nikollo.

Lajme të lidhura

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë
Botë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë
Aktualitet

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari
Aktualitet

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26
Para
SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

SHBA sulmon anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 6 të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show
Sport

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26

Lionel Messi vazhdon të mahnitë në MLS. Ylli argjentinas ishte protagonist absolut në fitoren spektakolare 7-1 të Inter Miami ndaj...

Lexo më shumë
Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26
“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

11:14 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com