GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Altin Dumani raporton në Kuvend për aktivitetin e SPAK gjatë 2024, opozita ka depozituar 57 pyetje

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Altin Dumani raporton në Kuvend për aktivitetin e SPAK gjatë 2024, opozita ka depozituar 57 pyetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK, Altin Dumani po prezanton në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2024. Në total, opozita ka depozituar 57 pyetje për drejtuesin e SPAK, i cili do tu përgjigjet në përfundim të prezantimit të raportit.

Në sallë nuk ndodhet Sali Berisha, i cili për herë të parë përballet me Dumanin që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij. Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie.

“Në fushën e korrupsionit, 10 zyrtarë të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, u regjistruan 9 çështje të eja, vetëm një u dërgua në gjykatë. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore, janë 34 procedime penale dhe 7 persona në hetim. Këto të dhëna tregojnë efektivitet të Prokurorisë së Posaçme. Numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 përqind të të paraburgosurve në Shqipëri.

Referuar të dhënave, 46 raste, ose 40 përqind i totalit të personave nën hetim në 2024, janë hetuar pa masë sigurimi. Gjatë vitit 2024, janë ekzekutuar 79 vendime penale, vendime të formës së prerë. Është dhënë vendimi për ndalim të funksioneve publike, për 35 persona fizikë dje juridikë. Drejtuesi i SPAK ka vendosur 12 kërkesa për mbajtje në regjim të posaçëm. Në 2024, janë miratuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, 41 ekstradime. Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim”, theksoi ai.

“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta.

Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023),” tha Dumani.

Etiketa: Altin DumaniKryesore1

Lajme të lidhura

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

13:43 - 13/05/26
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës
Aktualitet

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

13:23 - 13/05/26
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës
Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

13:10 - 13/05/26
Para
“Moska planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore”/ Ukraina në alarm, Zelensky niset drejt SHBA

Zelensky: Do të punojmë për armëpushim pas propozimit të Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

13:43 - 13/05/26

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila është në mbështetje të operatorëve për përballimin...

Lexo më shumë
U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

U urdhërua nga Laert Haxhiu, dëshmitari rrëfen si ndodhi atentati ndaj Kujtim Metës

13:23 - 13/05/26
Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin “Oasis” të Alqi Papës, vëllait të Edmond Papës

13:10 - 13/05/26
IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com