GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dosja “Balluku”/ Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “Balluku”/ Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në raportimin e tij në Parlamen Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD Klevis Balliu, i cili u interesua në rast se ka pasur kërcënime ndaj prokurorit special Dritan Prençi, në lidhje me hetimin e tij për zv/kryeministren Belinda Balluku. Dumani u shpreh se prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen e tij si drejtues i SPAK, ndërsa theksoi se ai ka gjithë suportin për hetimin e çdo rasti.

Dumani: Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK. Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale.

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po hetohet për disa kallëzime penale të depozituara nga PD.

Kështu ka konfirmuar kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PD Klevis Balliu, i cili kërkoi informacion nëse Balluku  po hetohet për paditë penale të PD për shitblerjen e energjisë, ndërtimin e parqeve fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, anijet “tigri 1” dhe “tigri 2”.

Në pyetjen  e tij, Balliu i quan hetimet e SPAK të zvarritura ndërkohë që sipas tij ka fakte konkrete që tregojnë abuzimet e ministres së Energjisë.

“Psh ju keni bërë një procedurë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në godinën tuaj dhe i keni prokuruar me gjysmën e çmimit që i ka prokuruar zotit Balluku, kaq të vështirë e ka SPAK sa i duhen disa vite për t’i hetuar?”, pyet Balliu.

 

 

Po ashtu, vijoi Balliu në pyetjen e tij, dhe për hetimet për “tigrin 1” dhe “tigrin 3”, kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri ndërkohë që tenderi nuk është realizuar ende dhe procedura bëhet disa muaj pasi është deklaruar në Amerikë.

Kreu i SPAK Altin Dumani i ka dhënë përgjigje shkurt, të gjitha pyetjeve të deputetit Klevis Balliu duke u shprehur se nuk ka shkelje të afateve proceduriale.

“Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak smund të jap informacion lidhur me pyetjen e Balliut. Koha është e rëndësishme por ajo që prokurorët e posaçëm është respektimi i afateve të hetimit, është i detyruar dhe sa kohë çështjet janë brenda afateve, duhet të marrësh në konsideratë rëndësinë e çështjeve ngarkesën e prokurorëve, sa kohë janë brenda afateve, s’mund të them se janë zvarritur këto çështje

Klevis Balliu: Në këtë vështrim, për zonjën Balluku ka disa kallëzime penale në SPAK që nga shitblerja e energjisë tek rrugët, tek ndërtimi i parqeve fotovoltaike, tek tuneli i Llogarasë, tek termocentralet, anijet “tigri 1” dhe “tigri 3”. A janë në hetim këto çështje, sa kohë duhet për t’i hetuar kur bëhet fjalë për miliona euro të shpërdoruar.

P.sh ju keni bërë një procedurë për ndërtimin e një parku fotovoltaik në godinën tuaj dhe i keni prokuruar me gjysmën e çmimit që i ka prokuruar zotit Balluku, kaq të vështirë  ka SPAK sa i duhen disa vite për t’i hetuar?

Psh çfarë vështirësie ka tek cështja e “tigrit 1” dhe “tigrit 3” kur vetë kompania raporton në SHBA se ka fituar një tender në Shqipëri ndërkohë që tenderi nuk është realizuar ende dhe procedura bëhet disa muaj pasi është deklaruar në Amerikë.

Altin Dumani: Sa kohë që janë çështje në hetim paraprak smund të jap informacion lidhur me pyetjen e Balliut

Koha është e rëndësishme por ajo që prokurorët e posaçëm është respektimi i afateve të hetimit, është i detyruar dhe sa kohë çështjet janë brenda afateve, duhet të marrësh në konsideratë rëndësinë e cështjeve ngarkesën e prokurorëve, sa kohë janë brenda afateve, s’mund të them se janë zvarritur këto çështje.

gijotina.com/

Etiketa: Altin DumaniKryesore1

Lajme të lidhura

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, fiton mandat të tetë në zgjedhje të diskutueshme

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, fiton mandat të tetë në zgjedhje të diskutueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com