GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Refuzohen kërkesat për hetime, Berisha paralajmëron reagimin e qytetarëve

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Refuzohen kërkesat për hetime, Berisha paralajmëron reagimin e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot jashtë sallës së Parlamentit pas refuzimit të mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare – për skandalin “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 Majit.

Në prononcimin e tij, Berisha e cilësoi vendimin si “antikushtetues” dhe një mohim të së drejtës themelore të opozitës për të kërkuar hetime në parlament. Ai shtoi se kërkesat e PD-së ishin mbështetur mbi prova dhe dokumente konkrete, duke përfshirë raste të korrupsionit dhe ndikimeve të ish-shefit të FBI-së, McGonigal, në Shqipëri, si dhe lidhjet e mundshme të Edi Ramës me aktivitete të paligjshme.

Berisha theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 11 Majit janë cilësuar nga vëzhguesit ndërkombëtar si “të dhunuar dhe të manipuluara në masë”, ndërsa opozita disponon mijëra fakte që dëshmonin për këtë.

Ai u shpreh se, për shkak të refuzimit të mazhorancës, hapësira e opozitës në parlament është “fiktive” dhe paralajmëroi se PD do të mobilizojë forumet dhe qytetarët për të kundërshtuar këtë situatë:

“Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, unë besoj se qytetarët do të jenë ata që do thonë fjalën e tyre,” – deklaroi Berisha.

Ai përfundoi duke akuzuar mazhorancën për shmangie të detyrimeve parlamentare, duke mos marrë pjesë në interpelanca dhe duke refuzuar debatet mbi raportet ndërkombëtare, dhe paralajmëroi vazhdimin e përpjekjeve të opozitës për mbikëqyrje dhe hetim të çështjeve me interes publik.

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

VIDEO/ Ngjarje tronditëse në Rusi/ 4 persona tentojnë të rrëmbejnë lojtarin e Zenitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com