GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahet nga jeta ish kryeministri Fatos Nano

14:40 - 31/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendja kritike e Nanos, mbërrin edhe një ekip mjekësh nga jashtë: Problem rizgjimi i trurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë. Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.

Fatos Nano u bë pjesë e politikës në kohën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri. Ai ishte themelues i Partisë Socialiste dhe e drejtoi këtë forcë politike për 14 vite. Si kryeministër i vendit, Nano ka shërbyer 3 herë. Koha më e shkurtër e qëndrimit si kreu i ekzekutivit ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj.

Po ashtu, ai shërbeu si kryeministër edhe në vitin 1997-1998.

Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005.

Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 si dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 në 2009-ën.

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2005, Nano dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste.

Në vitin 2007 Nano tentoi të rikthehej në politikë duke kandiduar për postin e presidentit por nuk pati mbështetje nga Partia Socialiste dhe nuk fitoi.

Gjatë karrierës së tij politike Fatos Nano u përballë edhe me burgosje. Në vitin 1993 ai u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Fatos Nano lindi më 16 shtator të vitit 1952 në Tiranë dhe gjimnazin e kreu tek shkolla Sami Frashëri.

Studimet e larta i përfundoi për ekonomi dhe më pas u specializua në ekonomi politike.  Për disa vite shërbeu në profilin e studimeve që kreu dhe më pas u angazhua në politikë.

Nano u martua dy herë, fillimisht me Rexhina Fatollin, me të cilën u nda pas 27 vitesh martese ndërsa në vitin 2001 u martua me Xhoanën. Nga martesa e parë, ai ka dy fëmijë.

Prej vitesh, Fatos Nano ishte larguar nga jeta politike në vend duke mbajtur një profil të ulët.

Etiketa: Fatos NanoKryesore1

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Berisha: Prokurori që guxoi të thërrasë Lubi Ballukun është kërcënuar nga vrasës, nga Altin Troplini dhe nga Edi Rama

Berisha: Prokurori që guxoi të thërrasë Lubi Ballukun është kërcënuar nga vrasës, nga Altin Troplini dhe nga Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com