GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Balluku mban peng Ramën, ndërsa IMT mbylli sytë për abuzimet pa leje

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Balluku mban peng Ramën, ndërsa IMT mbylli sytë për abuzimet pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv kryeministrja Belinda Balluku është ajon që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.

Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se “ka frikë” ta shkarkojë Ballukun, pasi sipas tij, ajo zotëron më shumë pushtet dhe ndikim politik se vetë kreu i qeverisë.

“Belinda Balluku ka më shumë tituj dhe pozicione politike se vetë Edi Rama. Ajo është zëvendëskryeministre, ministre, deputete, drejtuese politike e dy qarqeve, dhe së fundmi, e pandehur nga SPAK për abuzim me tenderin 190 milionë euro.

Sot ajo është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri dhe Rama nuk guxon ta shkarkojë, sepse e mban peng me aferat korruptive që kanë ndodhur nën bekimin e tij,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, Shqipëria po përballet me një situatë absurde, ku një zëvendëskryeministre nën hetim për korrupsion vijon të mbajë detyrë publike.

“Kjo është Shqipëria e Ramës, ku një zëvendëskryeministër i pandehur nga SPAK për abuzime me miliona euro të parave publike vazhdon të qëndrojë në qeveri. Në vend të një drejtimi europian, vendi po shkon drejt një modeli afrikan të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë,” – shtoi Bardhi.

Postimi i Gazment Bardhit

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama!

Ajo rezulton se aktualisht është:

Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);

Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);

Deputete e interesit personal (Deputete);

Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);

Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);

Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);

Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:

E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!

Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!

 

 

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
Para
Izraeli kërcënon se do të shtojë sulmet kundër Hezbollahut në Liban

Izraeli kërcënon se do të shtojë sulmet kundër Hezbollahut në Liban

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën
Sport

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26

Selami Jenisheri është gjithmonë aty sa herë që vjen koha që Shqipëria të dalë në skenë, për të futur “letra...

Lexo më shumë
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com