GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tensione në Beograd: Greva e urisë e nënës së viktimës ndez përplasjet para Parlamentit

11:15 - 02/11/25
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione në Beograd: Greva e urisë e nënës së viktimës ndez përplasjet para Parlamentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensione të ashpra janë shënuar përpara parlamentit të Serbisë, ku mesditën e sotme nisi grevën e urisë Diana Hrka, nëna e një prej viktimave të tragjedisë së Novi Sadit.

Situata u përkeqësua kur mbështetës të presidentit Aleksandar Vuçiç, që ndodhen në kampin e ngritur para tetë muajsh në Bulevardin përballë Parlamentit, filluan të hedhin sende dhe fishekzjarrë drejt grupit kundërshtar të protestuesve që po qëndronin në vend për t’i shprehur mbështetje Dianës Hrka.

Policia është vendosur mes dy grupeve, por pa ndërhyrë aktivisht dhe pa bërë përpjekje për të ndaluar sulmet nga dy grupet.

Ndërkohë, studentë dhe qytetarë po mbërrijnë  në vend për t’i dhënë përkrahje grevistes së urisë.

Të ashtuquajturit “besnikë” të Vuçiçit, siç quhen personat që qëndrojnë në atë kamp “të pazakontët”, po e ofendojnë Dianën Hrka me fyerje dhe shprehje vulgare, ndërsa nga ana tjetër protestuesit që e mbështesin atë thërrasin “vrasës, vrasës” dhe brohorasin kundër Aleksandar Vuçiçit.

Diana Hrka nisi grevën e urisë duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit 27-vjeçar, Stefanit, dhe të 15 personave të tjerë që humbën jetën në atë ngjarje tragjike. Ajo e njoftoi vendimin të shtunën, gjatë manifestimit të madh në Novi Sad, organizuar për të shënuar njëvjetorin e tragjedisë në stacionin hekurudhor.

“Dua të di kush vrau djalin tim, kush vrau 16 njerëz. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë,” deklaroi Diana Hrka, duke shpallur fillimin e grevës së saj të urisë.

Lajme të lidhura

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…
Breaking Views

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”
Breaking Views

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
Para
”Empatia” lënda e detyrueshme që fëmijët e mësojnë që prej 32 vitesh në Danimarkë

”Empatia” lënda e detyrueshme që fëmijët e mësojnë që prej 32 vitesh në Danimarkë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Lexo më shumë
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

16:35 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com