GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lidhja e pushtetit me krimin, GJKKO dënon me 2 vite burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

11:36 - 03/11/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jurgis Çyrbja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pretencën e SPAK dhe ka dënuar me 3 vite burgim burgim ish-deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajrin, ndërsa për Ahmet Mashën është vendosur 2 vite e 8 muaj burgim.

Të tre të pandehurit janë gjykuar sipas formulës së gjykimit të shkurtuar. Konkretisht Çyrbja dhe Hajri do të vuajnë 2 vite burgim ndërsa Masha 1 vit e 8 muaj burgim.

  • Jurgis Çyrbja – “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” – 2 vite burgim (pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar)
  • Altin Hajri – “Korrupsion pasiv në zgjedhje” dhe “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” – 2 vite burgim (pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar)
  • Ahmet Masha – “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” – 1 vit e 2 muaj burg (pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar)

Ilir Murati, avokati i Jurgis Çyrbjes në seancë tha se nuk ka asnjë provë që vërteton akuzat e ngritura për ish-deputetin si dhe kërkon specifikim të sekretit hetimor që pretendohet se është dekonspiruar nga klienti i tij.

Të njëjtat pretendime ka pasur dhe avokati mbrojtës i Altin Hajrit. Ai thotë se Hajri nuk ka asnjë dijeni për sekret shtetëror, si dhe nuk ka asnjë provë që vërteton se ka siguruar vota për Jurgis Çyrbjan, aq më tepër në formë të paligjshme.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas në korrik të këtij viti, i cili u hetua së bashku me Altin Hajrin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Ahmet Mashën. Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Kujtojmë se Altin Hajri ka qenë në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ndërkohë, Altin Hajri, akuzohet për korrupsion në zgjedhje pasi i ka siguruar vota ish-deputetit Çyrbja. Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, thotë SPAK.

Këto informacione lidheshin me planet e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për kryerjen e elementëve të veprave penale në kuadër të krimit të organizuar.

Një tjetër element i rëndësishëm që del në pah nga hetimet e SPAK, është fakti që Altin Hajri dhe persona të tjerë komunikojnë në platformën “Matrix” pas arrestimit të Jurgis Çyrbes dhe Ahmet Mashës gjatë periudhës Tetor-Dhjetor 2024. Në këto komunikime janë evidentuar edhe takimet me punonjës të policisë të cilët kanë informuar për aksionet e bluve.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 Tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në Tetor të vitit të kaluar, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Etiketa: Jurgis ÇyrbjaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Para
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje e rëndë, 51-vjeçari në Vlorë vret veten me thikë brenda banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë

09:31 - 26/03/26

Një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e...

Lexo më shumë
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com