GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, një person sulmohet dhe rrëmbehet

16:23 - 03/11/25
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, një person sulmohet dhe rrëmbehet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës ka njoftuar se xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, ku ka plagosur e rrëmbyer një shtetas, të nacionalitetit serb.

Sipas policisë, kjo ka ndodhur dy ditë më parë.

“Me datën 01.11.2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe”, shkruan Policia.

Bëhet e ditur se ai u rrëmbye në zonën e Leposaviqit dhe është njoftuar edhe KFOR-i.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, njofton tutje policia.

Janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit, sipas të cilëve disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Ministri në detyrë Sveçla ka thënë se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësim dhe përndjekje ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook, dhe i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj Serbisë dhe që këto veprime armiqësore të mos përsëriten”.

gijotina.com/

Etiketa: xhandarmeria serbe

Lajme të lidhura

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit
Breaking Views

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t
Aktualitet

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë
Breaking Views

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

20:08 - 22/04/26
Para
Tenderi i Tunelit të Llogarasë/ SPAK zbardh akuzat për drejtorin dhe ish-kreun e ARRSH, në hetim dhe tre të tjerë

Tenderi i Tunelit të Llogarasë/ SPAK zbardh akuzat për drejtorin dhe ish-kreun e ARRSH, në hetim dhe tre të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit
Breaking Views

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26

Egnatia është kualifikuar për në finale e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me penallti Elbasanin në “Elbasan Arena”. Koha e...

Lexo më shumë
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26
Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë

20:08 - 22/04/26
Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

Ndryshime në Policinë e Shtetit! Shef i ri për Operacionalen, shkarkohet drejtori i Krimit Ekonomik, lëvizin disa nëndrejtorë dhe komisarë (EMRAT)

20:00 - 22/04/26
Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

Kërcet arma në Laç, në shënjestër një pronar karburanti, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij

19:59 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com