GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Drejtori i Belinda Ballukut i xhiron grupit Ismailaj 1.5 miliard lekë me tender fiktiv, ortak me oligarkun rus

14:48 - 04/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Drejtori i Belinda Ballukut i xhiron grupit Ismailaj 1.5 miliard lekë me tender fiktiv, ortak me oligarkun rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Olsi Ngjela është drejtor i Drejtorisë së Tensonit të Lartë, në varësinë e OSSH, që drejtohet nga i besuari i Belinda Ballukut, Blendian Dalipi. Me firmën e Ngjelës kanë dalë thuajse cdo muaj 1 deri në 2 milonë euro në drejtim të kompanive të oligarkut Sadik Ismailaj. Sipas dokumneteve rezulton se tenderat janë fiktivë dhe të paracaktuar.

Tenderi i fundit, që është mbajtur më 25 shtator 2025 nga Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a, ka si objekt “Pajisje transformuese, Transformator Fuqie dhe Çela 40.5 kV për N.Stacione”. Fondi limit i caktuar për këtë furnizim është 142 033 284,00 lekë pa TVSH.

Ky është një tender me fitues të paracaktuar ku marrin pjesë dy operatorë, që janë partnerë biznesi dhe në këtë rast luajnë lojën me oferta thuajse sa fondi limit.

Operatorit Ekonomik fitues është “VIBTIS” sh.p.k, pronë e grupit Ismailaj, nën administrimin e Ardit Ismalajt.

Oferta fituese është 142 033 284,00 lekë pa TVSH, sipas formularit të bërë publik më 17 tetor 2025.

Kompania tjetër pjesëmarëse është ELB NDERTUESI sh.p.k, me pronar Qemal Zyfin. Kjo kompani ka bërë ofertë të përafërt me “VIBTIS” shpk sepse janë partnerë biznesi. Ky subjekt ka bërë ofertën : 146,653,362.00 Lekë lekë pa TVSH.

Për të vërtetuar ortakërinë e dy biznesve të mësipërme po ju japim një shembull, sërish nga drejtorët e Belinda Ballukut:

Operatori i Sistemit të Shperndarjes (OSSH), në 30 prill 2021 i ka dhënë dy firmave kontratën me objekt: Ndërtimi i Fiderit F8 20 kV, Plug N/Stacioni Plasmas Lushnjë”.

Operatorët “ALB STAR“ sh.p.k & “ELB NDERTUESI“, shpk u futën si bashkim operatorësh dhe morën vlerën e kontraktuar 209, 318, 890 lekë. Sqarojmë se kompania “ALB STAR” shpk është pronë e Sadik Ismailajt dhe Idajet Ismailajt.

Ka dhe tendera të tjerë, kryesisht të drejtorëve Ngjela dhe Dalipi që tregojnë lojën e këtyre dy subjekteve.

Në shtator 2025 janë dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a ku janë shpërdoruar 7.5 milionë euro në mungesë të konkurrencës reale.

Të dy tenderat janë zhvilluar në të njëjtën ditë, më 1 shtator 2025, me të njëjtët ofertues dhe me fitues të njëjtin operator ‘Elb Ndërtuesi’, çka tregon për një proces të paracaktuar, në shkelje të parimeve të transparencës dhe trajtimit të barabartë.

 

 

Në këtë rast, përfituese është kompania “Elb Ndërtuesi” ndërsa “VIBTIS” ka pasur mision mbështetës. Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke ngritur dyshime për organizatorët e tenderit.

Ndërsa një vit më parë, drejtor Ngjela u ka dhënë 1 milonë euro Ismailajve me “Flamur të kuq” korrupsioni, të shënuar nga Open Data Albania.

Bëhet fjalë për kontratën e datës 27 shtator 2024, ku Ngjela i ka dhënë Ismailajt tenderin për blerje materialesh elektrike.

Ismailajt dhe gropa 5.5 miliardë euro: Skema e shpenzimeve fiktive me Bankers

Kompania “Alb star” shpk, e drejtuar nga oligarku Idajet Ismailaj, rezulton një nga firmat kryesore kontraktuese të Bankers Petroleum, në një skemë që sipas dokumenteve hetimore përfshin faturime fiktive, devijim fitimesh, mashtrime fiskale dhe përdorim abuziv të TVSH-së.
Hetimet tregojnë se përmes kësaj skeme janë zhdukur qindra milionë euro, duke krijuar një gropë ekonomike që vlerësohet në rreth 5.5 miliardë euro.

22 milionë euro vetëm në një vit

Vetëm gjatë vitit 2011, “Alb star” ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers, në funksion të fryrjes artificiale të shpenzimeve dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore të vendit.
Burime financiare dhe dokumente të siguruara nga organet hetimore tregojnë se kompania ka përfituar dhjetëra milionë euro të tjera në vitet pasuese, duke krijuar një zinxhir pagesash fiktive që i janë faturuar Bankers Petroleum.

Kompani fiktive dhe qarkullim parash përmes IR shpk

Në shtator të vitit 2016, Idajet Ismailaj dhe familjarët e tij themeluan kompaninë REAS 16 (më vonë “IR” shpk), përmes së cilës qarkullonin fonde të dyshimta të ardhura nga Bankers.
Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka përdorur fatura fiktive për të justifikuar transferta të mëdha parash.
Brenda pak vitesh, “IR” shpk arriti një xhiro vjetore prej 6 milionë euro dhe fitime rreth 2 milionë euro, ndërsa AKBN dhe organi i akuzës kanë konstatuar se faturimet ishin të rreme në të dy linjat e veprimtarisë.

Nga nafta, në resorte dhe kulla

Fitimet e gjeneruara nga skemat me Bankers janë kanalizuar më pas në investime luksoze, përfshirë ndërtimin e “Resort Manastirit” në zonën e mbrojtur të Parkut të Butrintit.


Leja për ndërtimin e resortit u dha në mënyrë të debatueshme në vitin 2021, pas një vendimi të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, e cila hoqi nga zona e mbrojtur gjirin e Manastirit, ndërsa Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi ndërtimin.
Ky vendim u konsiderua nga ekspertë të mjedisit si abuzim me pronën publike dhe trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

Rrjeta e kompanive që përpijnë tenderat

Dyshja Sadik dhe Idajet Ismailaj drejtojnë një rrjet kompleks kompanish që kontrollohet përmes Motus, Finman dhe Prodev, të cilat mbajnë nën ombrellë dhjetëra subjekte ekonomike si Alb-Star, Vibtis, IR, Arena S&P, AM Rentals, ASAB, AOS, Manastiri Resort, Fintrade dhe të tjera.
Vetëm përmes Alb-Star, grupi ka përfituar mbi 100 milionë euro tendera publikë, shumica nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, shpesh me dyshime për shkelje kontratash dhe konflikt interesi.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se disa nga këto tendera janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

Lidhjet oligarkun rus

Në sektorin energjetik, grupi Ismailaj është lidhur edhe me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.


Përmes bashkëpronësisë në disa hidrocentrale në lumin Shushicë (Drashovicë, Kote, Gjorm, Brataj), si dhe në koncesionet hekurudhore Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, bashkëpunimi i Ismailajve me kapitalin rus ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë ekonomike dhe integritetin e sektorit publik në Shqipëri.

Tenderë, koncesione dhe kazino në qendër të Tiranës

Në listën e kompanive të lidhura përfshihet edhe Space+, që ka marrë licencë për ushtrimin e lojërave të fatit në kategorinë “kazino” brenda hotelit me 5 yje Marriott Tirana, si dhe Ecoclean, e cila zotëron vendburime nafte në Patos.
Këto aktivitete janë konsideruar si mënyra për të qarkulluar kapitalet e përfituara nga tenderat dhe kontratat me shtetin.
Ndërkohë, kompania Vibtis, e administruar nga Ardit Ismailaj, ka marrë 38 tendera me vlerë mbi 6 milionë euro nga Albpetrol, OST dhe disa bashki.

Skema financiare e ndërtuar nga grupi Ismailaj përfshin një rrjet kompanish të ndërlidhura, që veprojnë paralelisht në naftë, ndërtim dhe energji, me mbështetje të dukshme politike.
Hetimet në zhvillim pritet të zbulojnë në çfarë mase fondet publike dhe ato të burimeve natyrore janë përdorur për pasurim privat, përmes një prej rrjeteve më të sofistikuara të mashtrimit ekonomik dhe korrupsionit korporativ në vend.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuBlendian DalipiSadik Ismailajtender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës: Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit

Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës: Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com