GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe “skifteri” shqiptar/ Emrat – Detaje

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe “skifteri” shqiptar/ Emrat – Detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grabitja dhe dhunimi i një biznesmeni italian ka çuar në pranga edhe autorin e tretë të dyshuar, që i përket një bande shqiptarësh që operonte në vendin fqinj, e “specializuar” për bastisje shtëpish.

Arrestimet u bënë mes Trentos dhe Milanos, ndërsa më herët ishin kapur dy prej tyre.

Të ndaluarit janë Klodjan Cesku, 31 vjeç dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, punëtor ndërtimi pranë vilës.

I arrestuari i tretë, gjithashtu shqiptar dhe banues në Bari, ishte me pushime me familjen e tij në Gardaland, në liqenin Garda pranë Veronës. Ai shoqërohej nga bashkëpunëtori i katërt i dyshuar i bandës, i cili, megjithatë, u akuzua vetëm në gjendje të lirë.

Ende mungon shuma prej 300 mijë eurosh e grabitur, në cash dhe bizhuteri ari të vjedhura nga kasaforta e murit e çmontuar.

Grabitja u krye në  vilën e biznesmenit itlaian Eugenio Gallizioli, një sipërmarrës i njohur tekstili dhe pronar i Manifatture Lombarde, nga Trentino, natën midis 7 dhe 8 tetorit.

Andrea de Bertolini, avokati i Galliziolit, komentoi: “Ky është një rezultat i rëndësishëm, padyshim për shkak të ekspertizës dhe shpejtësisë së Karabinierëve në hetimin e tyre. Ne besojmë se të gjithë grabitësit do të identifikohen së shpejti përfundimisht dhe shpresojmë që mallrat e vjedhura tani do të rikuperohen. Gallizioli falënderon hetuesit për profesionalizmin e tyre”.

Sipas hetuesve, ata janë një grup kriminal shumë i aftë, i mësuar me planifikimin e krimeve të ngjashme. Një nga burrat e arrestuar punonte në një kantier ndërtimi jo shumë larg shtëpisë së Galliziolit. Gjatë hetimit, u sqarua edhe metoda me të cilën grabitësit hynë në vilë, përmes një dritareje.

72-vjeçari u kap në gjumë dhe u mbajt rob për më shumë se katër orë në vilën e tij në Via Falzolgher në Trento, midis San Bartolomeo dhe Villazzano.

Me armë zjarri dhe me një thikë në fyt, viktima u detyrua të tregonte vendin e fshehjes së kasafortës në dhomën e ndenjes.

Kur Gallizioli refuzoi të jepte kombinimin e kasafortës, dy nga hajdutët u larguan me makinën “Skoda Octavia Sedan” të biznesmenit drejt kantierit të ndërtimit, ku njëri prej tyre po punonte dhe vodhën pajisjen (mullirin) hapëse për kasafortën, informon media italiane.

Pas grabitjes ata braktisën mjetin e biznesmenit, Ndërkohë që pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan në hetime. Gjuetia për plaçkën e grabitur është ende duke u zhvilluar, për ta rikuperuar.

Klodjan Cesku u dërgua në burgun Spini di Gardolo, Arsild Memaj në burgun e Milanos dhe i treti i arrestuar në Verona, të gjithë në pritje të gjyqit.

Etiketa: Arsild MemajKlodjan Cesku

Lajme të lidhura

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

23:12 - 15/05/26
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë
Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

22:06 - 15/05/26
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga
Aktualitet

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

20:37 - 15/05/26
Para
Firmosen 8 masa sigurie!  Skemë mashtrimi me ilaçet, në kërkim administratori i kompanisë CFO Pharma

Firmosen 8 masa sigurie! Skemë mashtrimi me ilaçet, në kërkim administratori i kompanisë CFO Pharma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League
Sport

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

23:26 - 15/05/26

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

Lexo më shumë
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

23:12 - 15/05/26
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

22:06 - 15/05/26
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com