GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin

09:11 - 16/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur Referendumi që Serbia do të mbajë sot për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Sipas mediave serbe, votimi ka nisur në orën 7:00 dhe do të vijojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes për të gjithë qytetarët serbë, jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, të cilët do të votojnë sot për këto ndryshime. Qytetarët serbë në Kosovë do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në referendumin e thirrur nga Serbia në rreth 8 mijë qendra votimi. Autoritetet thanë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Pyetja e referendumit thotë: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, kurse qytetarët deklarohen duke rrethuar përgjigjen “po” apo “jo”. KQZ konstatoi se në Serbi janë 6.510.323 votues, për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe në të gjitha vendet.

Kujtojmë se Beogradi ka paralajmëruar “pasoja afatgjata” nëse Prishtina nuk lejon mbajtjen e tij në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiç, tha se ndalimi i referendumit është “kulmi i veprimeve antiserbe të qeverisë së kryeministrit Kurti”.

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian krahas thirrjeve që të lejohet mbajtja e referendumit, u kërkuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë “që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi mori vendimin ditën e djeshme për serbët e Kosovës, të cilët do të mund të votojnë në Referendumin serb për gjyqësorin në disa qytete në jug të saj. Ky vendim u publikua pak orë pasi parlamenti i Kosovës mbështeti vendimin e qeverisë, për të mos lejuar hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese, që mbahet sot.

Etiketa: ReferendumSerbi

Lajme të lidhura

Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Rrezikon të largohet nga ‘BBV’, Xheisara flet e përlotur

Rrezikon të largohet nga ‘BBV’, Xheisara flet e përlotur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Breaking Views

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

16:42 - 04/02/26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lexo më shumë
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

16:33 - 04/02/26
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri

16:23 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

15:00 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com