GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gonxhja u bë ministër, por biznesi me Artur Zenelin vazhdon, ja tenderi fiktiv 220 MLN lekë i Ilir Mëngrës për tahografët

14:24 - 07/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gonxhja u bë ministër, por biznesi me Artur Zenelin vazhdon, ja tenderi fiktiv 220 MLN lekë i Ilir Mëngrës për tahografët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Gonxhja ka lënë drejtor njeriun e duhur që vazhdon pazaret e tij me tenderat në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Dhe duke pasur këtë mbështetje, Ilir Mëngra që mban këtë post, firmos tendera fiktivë pa iu dridur dora në favor të klientëve të vjetër.

Një nga këta klientë është edhe Artur Zeneli, pronari i firmës “VELMAR ALBANIA” SHPK, i cili së fundmi ka përfituar kontratën: Mirëmbajtja e pajisjeve sipas linjave të kontrollit teknik dhe tahografit”, me kohëzgjatje prokurimi është regjitruar 1 vit. Ky tender është njoftuar më 8 shtator 2025 dhe është mbyllur në 3 tetor.

Procedura është fiktive sepse në të marrin pjesë dy operatorë: fituesi dhe një kompani tjetër që paraqet ofertë zero lekë. Kompania “VELMAR ALBANIA” SHPK me NIPT K91624001G ka bërë ofertën me vlerë 21.935.000 Lekë pa TVSH, që është thuajse e barabartë me fondin limit të caktuar për këtë shërbim.

Kompania e dytë, “NAOL” SHPK është një subjekt që futet zakonisht në tendera të tillë pa paraqitur ofertë, por duke plotësuar numrin e pjesëmarrësve.

“Verifikohet dhe konstatohet se ky operator nuk ka paraqitur dokumentat e kërkuara sipas kritereve në DT dhe nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Ka paraqitur vetëm një dokument Ekstrakt i thjeshtë nga QKB. Për këtë arsye, operatori ekonomik skualifikohet”, deklaron komisioni i tenderit.

Pra, praktikisht tenderi është zhvilluar me një pjesëmarrës. Në këto kushte, duke parë edhe vlerë e ofertës së kompanisë tjetër (sa fondi limit) drejtori duhet ta anulonte tenderin në pritje të ofertave të përshtatshme në procedurën e rishpallur.

Por drejtor Mëngra ka vazhduar me shpalljen e fituesit.

“Velmar Albania” është një shoqëri e specializuar në kalibrimin e tahografëve, e cila ka ndërtuar një monopol duke u favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të DPSHTRR. Pronari i saj, Artur Zeneli e bleu kompaninë për 54 mijë lekë në korrik 2013, nga zotëruesi i saj një shtetas maqedonas.

Zeneli i dha hov kompanisë duke marrë të gjitha kontratat e DPSHTRR dhe e ka katërfishuar xhiron. Ja një shembull se si rriten paratë në llogarinë e kompanisë. Blendi Gonxhe ka organizuar një tender në vitin 2022, që mban numrin e referencës REF-35818-07-07-2022 dhe ka si objekt “Mirëmbajtje e pajisjeve të testimeve të kontrollit teknik”. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi e cila ka si fond limit një vlerë të konsiderueshme prej rreth 400 milionë lekësh me TVSH.

Eksperienca me tenderat ka treguar se kur bëhet fjalë për mirëmbajtje, kryhen përgjithësisht edhe abuzimet më të mëdha me paratë e buxhetit.

VELMAR ALBANIA ka ofruar një ofertë prej 30,998,609 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke qenë e vetmja firmë e kualifikuar dhe në mungesë të konkurrencës, e ka patur të lirë rrugën të shpallet fituese e kontratës 400 milionë lekëshe.

Ky është favorizimi që i ka bërë Blendi Gonxhe kur ishte drejtor në këtë institucion. Tashmë biznesin e vazhdon për Gonxhen vartësi besnik Ilir Mëngra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Artur ZeneliBlendi GonxheIlir Mengratender

Lajme të lidhura

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku
Breaking Views

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

23:21 - 19/01/26
Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari
Aktualitet

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Para
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj thumbon Ramën: U rivendos dinjiteti i ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu: Nuk rrezikohet Kuvendi nga njw flakadan, por nga milionat e vjedhura prej Ballukut dhe droga
Aktualitet

Balliu: Nuk rrezikohet Kuvendi nga njw flakadan, por nga milionat e vjedhura prej Ballukut dhe droga

12:00 - 20/01/26

I ashpër ka qenë deputeti i PD-së, Klevis Balliu në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku po trajtohen anikimimet e...

Lexo më shumë
Asnjë dëmshpërblim pas përmbytjeve, ngrihen në protestë fermerët e Maliqit

Asnjë dëmshpërblim pas përmbytjeve, ngrihen në protestë fermerët e Maliqit

11:36 - 20/01/26
Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Prokuroria dërgon në KLGJ rezultatet për gjyqtaren Irena Gjoka: Fshehu dënimin në Greqi!

11:06 - 20/01/26
PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

U përjashtuan nga seancat e Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që mbjedhja të bëhet e hapur për mediat

10:55 - 20/01/26
QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

QSUT pa drita! Shpërthen mjeku: Krim institucional, në reanimacion edhe sekondat vrasin

10:42 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com