GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Gara për Aeroportin e Vlorës ishte fiktive, Pacolli zbulon pazaret e Ballukut

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Gara për Aeroportin e Vlorës ishte fiktive, Pacolli zbulon pazaret e Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka publikuar një intervistë publike të biznesmenit Behxhet Pacolli, i cili ka treguar prapaskenat e procedurës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës. Në deklarimet e tij publike, aksioneri Pacolli tregon se përpara garës ai kishte rëne dakord me Aeroportin e Mynyhit për të marrë pjesë në garë, por ishte Ministrja Belinda Balluku që futi në lojë kompaninë turke në atë koncesion.
Pacolli tregon se ishte telefonuar nga kompania turke, që i kishte treguar se ajo do të përfshihej në dy investime në Shqipëri në atë të Spitalit Memorial në Fier dhe në investimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për të cilin i kishte kërkuar biznesmenit Pacolli që të përfshiheshin bashkë. Përpara se të shpallej fituesi i garës Pacolli tregon se Ministrja Balluku kishte thirrur në takim kompaninë truke, ku ishin ndarë edhe përqindjet e pjesëmarrjes në këtë koncesion.
Më poshtë reagimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe video me dëshminë e biznesmenit Behxhet Pacolli:
Dëshmia e biznesmenit Behgjet Pacolli provon se nuk ka garë, shteti përdoret si fasadë për pazaret “gjeostragjike” të Edi Ramës dhe se Belinda Balluku ka firmosur me vetëdije për këtë paligjshmëri gjigande.
Nga dëshmia provohet përtej çdo dyshimi se koncesioni për Aeroportin e Vlorës është një skemë korruptive e dirigjuar nga Edi Rama dhe e menaxhuar nga Belinda Balluku.
Dëgjojeni dëshminë! 👇 Në zyrën e Belinda Ballukut përcaktohet sa përqind do të jetë secili aksioner përpara se të hapet gara formalisht dhe se shqetësimi i saj është të kënaqë partnerin turk në koncesion. Pse? Arsyet do t’i tregojë patjetër gjatë hetimit në SPAK.
Dëshmia e Behgjet Pacollit përbën një të dhënë unike për SPAK dhe një detyrim për t’u administruar si provë menjëherë për të kuptuar se koka e korrupsionit akoma nuk është vendosur nën hetim. Ose të paktën ne nuk kemi njoftim për këtë.
Afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës ka nevojë të hetohet me shpejtësi, pa ndikim politik dhe me profesionalizëm. Këtu nuk është në diskutim vetëm rrënimi i shtetit shqiptar nga korrupsioni. Është në diskutim shkelja e çdo kontrate me Bashkimin Europian. Është shkelur jo vetëm ligji i prokurimeve dhe Kushtetuta, por edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Ky po që është një regres i paprecedentë!
P.S. Dëshmia e Behgjet Pacollit na zbardhi dhe arsyet e dhuratës aq urgjente të spitalit të Fierit. Asnjë dhuratë. Vetëm korrupsion!
https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-07-at-5.47.19-PM.mp4

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Aktualitet

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE
Aktualitet

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
Para
Taulant Seferi realizon dopietë në Turqi, skuadra e tij në krye të renditjes

Taulant Seferi realizon dopietë në Turqi, skuadra e tij në krye të renditjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 103-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com