GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës

21:17 - 09/11/25
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup priftërinjsh që ishin të implikuar edhe në një rrjet të trafikut të drogës është zbuluar nga autoritetet greke.

Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier.

Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Sipas mediave greke, tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës.

Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve.

Sipas provave në dosjen e çështjes, prifti 46-vjeçar ruante dhe shiste drogë në Kishën që funksiononte në rrugën Liosion. Kishte raste kur ai dilte nga kisha i veshur me rrobat e tij dhe u shiste drogë klientëve të rrjetit.

Prifti i dytë, 40-vjeçar, u arrestua në Rodos kur mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë të cilën më pas ja dorëzoi një shqiptari 38-vjecar.

Ndërsa prifti 52-vjeçar ndodhet i burgosur në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e emigrantëve të parregullt.

Ai u gjet në kilometrin e 1-rë të rrugës kombëtare Kalcha – Siderades në Rodope, nga oficerë policie të Departamentit të Rojës Kufitare të Sapës, duke transportuar gjashtë emigrantë të parregullt, që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk me një makinë.

Media greke informon se prifti jashtë aktivitetit të tij fetar merrej edhe si YouTuber, nga model në pasarela, vëmendje televizive dhe emisione gatimi apo muzikë, duke përfunduar në drogë dhe arrestim.

Gjatë hetimeve të kryera, u gjetën dhe sekuestruan kokainë me peshë 2,238 gramë, kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë, si dhe shuma prej 4,380 eurosh dhe 24,500 lekësh shqiptarë.

Etiketa: drogeGreqiprifterinj

Lajme të lidhura

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve
Aktualitet

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve

07:58 - 25/04/26
Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar
Aktualitet

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar

23:00 - 24/04/26
Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”
Aktualitet

Itali/ Skandali me studentët e Mjekësisë, 220 refuzojnë Tiranën: “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri”

22:02 - 24/04/26
Para
Zgjedhjet lokale  në 5 bashki, nis numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat

Zgjedhjet lokale në 5 bashki, nis numërimi i votave në Tepelenë dhe Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve
Aktualitet

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve

07:58 - 25/04/26

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, ka reaguar pas publikimit të mesazhit të...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Prill 2026

07:48 - 25/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 25 Prill 2025

07:32 - 25/04/26
Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar

23:00 - 24/04/26
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin

22:54 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com