GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ApeliGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi të vendimarrjes së Shkallës së Parë të këtij juridiksioni, për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij, të akuzuar se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij. Vendimi u mor nga trupi gjykues I Apelit të Posaçëm i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë Florian Kalaja e Saida Dollani.

Kapri u dënua më 27 shkurt për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit burg. Kjo masë dënimi me burgim u pezullua dhe Kapri u vendos në provë për një afat prej 2 vitesh.

Fajtorë për shpërdorim detyre u deklaruan edhe juristi i Bashkisë Pogradec, Besjan Meço dhe specialistja e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në këtë njësi vendore, Besmira Niko, të cilët u dënuan me nga 8 muaj burgim. Edhe për këta të pandehur, gjykata vendosi ta pezullojë dënimin dhe i la në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Kompania Gedi sh.p.k e mori lejen për ndërtimin e një kompleksi banimi në vitin 2009, kur administrator ishte vetë ish-kryebashkiaku Eduart Kapri. Bashkia Pogradec ia refuzoi Kaprit zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 9 dhjetor 2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim jashtë afateve ligjore.

Në mars të vitit 2016, kur konflikti administrativ mes bashkisë dhe shoqërisë së Kaprit ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ai në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara nga administrata e mëparshme, por edhe ndërtimin e kateve shtesë nga ana e shoqërisë me administrator vëllain e tij, Gëzim Kapri./BIRN

Lajme të lidhura

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

08:54 - 18/07/26
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit
Aktualitet

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

07:59 - 18/07/26
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Para
“Të hyjmë në grevë urie me familjet!” — propozimi befasues në mbledhjen e PD

“Të hyjmë në grevë urie me familjet!” — propozimi befasues në mbledhjen e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:09 - 18/07/26

Në kursin e këmbimit valutor sot (18 korrik 2026), një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2...

Lexo më shumë
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët në shesh kundër Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen

08:54 - 18/07/26
Banka e Shqipërisë: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës

Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi, regojnë ekspertët: Banka e Shqipërisë s’mund të jetë mbi drejtësinë

08:17 - 18/07/26
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

07:59 - 18/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Korrik 2026

07:42 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com