Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme një 26-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë 32-vjeçari është identifikuari si shtetasi me iniciale L.A, i cili do të përballet me drejtësinë për kanosjen dhe përndjekjen e të resë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kanosur shtetasen E. Sh., 26 vjeçe”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post