Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit, duke theksuar se vetëm ministrja e Infrastrukturës ka të drejtë të relatojë për projektbuxhetin në komision.
Ai u shpreh se përfaqësimi nga zëvendësministra apo zyrtarë të tjerë është në kundërshtim me nenin 80 të rregullores, ndërsa kujtoi se Belinda Balluku është tashmë me statusin e të pandehurës nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë. “Kuvendi duhet të zbatojë rregullat dhe transparencën, sidomos kur bëhet fjalë për një zyrtare të akuzuar për korrupsion”, u shpreh Këlliçi.
Këlliçi: Në nenin 80, pika 1 e rregullores së Kuvendit, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 79 pika 2 e kësaj rregulloreje, Sekretariati për buxhetin e Kuvendit, komisionet e përhershme, sipas fushave që mbulojnë, organizojnë punë për shqyrtimin e projektligjit të buxhetit të shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë ministrat, relatori kryesor dhe sipas rastit relatorët e veçantë, të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse.
Është shumë e qartë në pikën një të rregullores që nuk ka alternativë përveç ministrit që relaton para këtij komisioni. Për sa kohë ne do t’i përmbahemi rregullores së Kuvendit, pa as edhe një diskutim, të gjithë deputetët e nderuar të këtij komisioni, por dhe ata që kanë ardhur të marrin pjesë në këtë komision pasi ja lejon rregullorja, kanë ardhur të përgatitur për të drejtuar pyetje drejt ministres së infrastrukturës në raport me projektbuxhetin dhe në raport me situatën e fundit ku është bërë i ditur skandali në tunelin e Llogarasë.
Nëse këto do të ishin pretendime të opozitës, ju mund të kishit të drejtë të thonit që këto janë qëndrime politike dhe këto janë pretendimet tuaja si forcë politike. Por jo, në këtë rast, prej dy javësh, ministrja e infrastrukturës është me statusin e të pandehurës. Pra kemi të bëjmë me një zyrtar të shtetit, që deri më tani ka marrë pjesë në takime jashtë Shqipërisë, përfaqëson vendin tonë, ndërkohë që është marrë e pandehur me një akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme.
Dhe për sa kohë ne kemi të bëjmë me një situatë në të cilën vetë rregullorja e këtij kuvendi të nderuar nuk na jep një alternativë në rast të mungesës së ministrit, por e vetmja alternativë që mund të kemi është të riskedulojmë në një moment tjetër orarin dhe ditën ku ministrja të vijë para këtij komisioni të nderuar dhe të relatojë në lidhje me projektbuxhetin për vitin 2021… gërmë tjetër të kësaj rregulloreje, nuk i jepet e drejta zëvendësministrave apo një zyrtari tjetër të shtetit për të përfaqësuar rolin e titullarit të institucionit në momentin që vjen projektbuxheti për t’u diskutuar në këtë tryezë.
Ju keni parë dhe ditën e djeshme dhe ditën e sotme, në të gjitha komisionet e tjera kanë qenë titullarët e institucioneve që kanë relatuar dhe që janë përballur me pyetjet e opozitës. Kështu që, për të qenë korrekt, duke qenë se është e disata herë që jemi bashkë, zbatoni rregulloren dhe do të keni normalitet në këtë, në këtë tryezë.










Discussion about this post