GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vetingu, Elio Mazreku nuk justifikonte pasurinë, KPA merr vendimin për prokurorin e Tiranës

18:12 - 20/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetingu, Elio Mazreku nuk justifikonte pasurinë, KPA merr vendimin për prokurorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Elio Mazreku.

Trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj (kryesuese), Albana Shtylla (relatore) dhe anëtarët Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pasi shqyrtoi çështjen në dhomë këshillimi, mori një vendim unanim.

Prokurori i Tiranës, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 23 nëntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm për pasurinë për shkak të mungesës së burimeve të të ligjshme, deklarime të pasakta e të pamjaftueshme.

Elio Mazreku e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Njoftim vendimi:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 717, datë 23.11.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 717, datë 23.11.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 20.11.2025, në Tiranë”.

Pse u shkalrkua Mazreku?

Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish bankare që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti 129 metra në vitin 2010. Po ashtu sipas KPK ai nuk kishte justifikuar një shumë prej 5 milion lekësh nga babai i tij dhe disa dhurata nga vëllai.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Pamela Qirko relatorë. Mazreku i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe këmbënguli se të ardhurat në fjalë ishin të ligjshme vinin nga puna e bashkëshortes në një OJF dhe se mënyrat e pagesës nuk kontrolloheshin prej saj.

gijotina.com/

Etiketa: Elio Mazreku

Lajme të lidhura

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Para
GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra/ Reagon Berisha: Lubia iku siç ishte!

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra/ Reagon Berisha: Lubia iku siç ishte!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com