GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq godet vendin: Policia shpëton banorë dhe kërkon 75-vjeçaren e zhdukur

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq godet vendin: Policia shpëton banorë dhe kërkon 75-vjeçaren e zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit. Strukturat vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme, efektivët e Shqiponjave, si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forca, janë angazhuar në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat më të prekura.

Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me emergjencat civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, ku situata paraqitej e rënduar. Si rezultat i aksionit, u evakuuan 5 qytetarë, mes tyre edhe një e moshuar 100-vjeçare nga fshati Çiflik, e cila rrezikohej nga përmbytjet.

Në Devoll, shërbimet policore iu erdhën në ndihmë banorëve të fshatit Progër, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Prej orëve të mëngjesit, efektivët janë angazhuar në kërkim të një 75-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor, e larguar nga banesa. Dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit, dhe kërkimet po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në të gjitha akset rrugore të vendit, Policia Rrugore ka rritur prezencën me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve që mund të hasin vështirësi.

Ndërkohë, specialistët e Policisë në zonat rurale ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, për të reaguar menjëherë në rast emergjencash.

Të gjitha sallat operative të Policisë janë përforcuar për të përballuar fluksin e telefonatave dhe për t’u përgjigjur në kohë reale çdo kërkese nga qytetarët.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/WhatsApp-Video-2025-11-21-at-7.28.31-PM.mp4

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Para
Pas pezullimit të Belindës, Diella “shtatzënë” del në punë: Vizitë në Athinë…

Pas pezullimit të Belindës, Diella "shtatzënë" del në punë: Vizitë në Athinë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com