GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështimi i qeverisë në arsimin rural/ Shkollat pa fëmijë dhe me klasa kolektive

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështimi i qeverisë në arsimin rural/ Shkollat pa fëmijë dhe me klasa kolektive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë mbaruar vetëm dje.

Por ndërtesa është e braktisur prej kohësh, ndërsa ata pak nxënës të zonës detyrohen të udhëtojnë 15 kilometra çdo ditë drejt shkollave në Vau të Dejës. Në dërrasën e zezë, një thirrje e lënë nga një ish-nxënës përpiqet t’i japë zë një boshllëku që rritet vit pas viti: “Mbroni shkollën tuaj sa nuk është vonë.”

Vigu nuk përbën përjashtim. Vetëm në dy vitet e fundit, 149 shkolla rurale në gjithë vendin kanë mbyllur dyert për mungesë nxënësish, si pasojë e emigracionit, plakjes së popullsisë dhe mungesës së investimeve afatgjata në arsim. Ekspertët paralajmërojnë se nuk bëhet më fjalë për statistika sporadike, por për një krizë të thellë strukturore.

“Problemi më i madh sot është vetë mënyra si është ndërtuar sistemi arsimor,” tha Irsa Ruçi, eksperte e arsimit parauniversitar, ndërsa shton se prej dekadash nuk është ndërhyrë në thelbin e tij.

“Problematikat që shohim janë fasada; duhet ndryshuar sistemi në rrënjë”, theksoi ajo.

Në juglindje, historia përsëritet. Shkolla 9-vjeçare e Polenës këtë vit nuk i hapi dyert për nxënësit e saj. Ndryshe nga Vigu, Polena është një fshat i gjallë pranë Korçës, i njohur për festat që mbledhin mijëra vizitorë çdo verë. Por banorët që kanë mbetur gjatë vitit janë kryesisht të moshuar dhe fëmijët janë aq pak, sa nuk mjaftuan për ta mbajtur shkollën hapur.

Oborri i shkollës është pushtuar nga pulat dhe nga grumbuj materialesh ndërtimi, që sipas banorëve do të përdoren për një projekt të ri. Godina mund të shndërrohet në hotel, thonë ata nën zë, pa dashur të shfaqen në kamera. Në vend të zërave të fëmijëve që dikur mbushnin korridoret, brenda janë ngritur dy struktura për përgatitjen e zaireve të dimrit – petka, rosnicka, trahana, oshafka, reçel e të tjera, një traditë e hershme e amvisave të fshatit, që tani ka gjetur strehë në ish-godinën e dijes.

Në Kolanec të Maliqit, shkolla u mbyll gjithashtu këtë vit, dhe pesë fëmijët e fshatit udhëtojnë çdo ditë me makinë drejt qytetit. Të njëjtin fat kanë pasur edhe shkollat e Tërovës, Pendavinjit dhe Fshat-Maliqit.

Por mbyllja e shkollave është vetëm njëra anë e problemit. Rritja e ndjeshme e numrit të nxënësve në klasa kolektive po e rëndon edhe më shumë situatën.

“Kishim rreth 22 mijë nxënës në klasa kolektive, tani jemi në 30 mijë,” thotë pedagogu Ndriçim Mehmeti.  “Në klasa të tilla nuk mund të ketë cilësi mësimi dhe bie edhe motivimi i mësuesve e nxënësve,” shtoi ai.

Sipas Mehmetit sistemi arsimor shqiptar ka nevojë urgjente më investime.

“Gjej mundësitë, i ke mundësitë, shfrytëzoji mundësitë dhe nëse jo atëherë do të vazhdojmë të kemi këto arritje në PISA, në të gjitha provimet ndërkombëtare dhe për pasojë nxënësit do ta gjejnë shpëtimin vetëm duke ikur jashtë vendit, ose duke u grumbulluar në zonat e mëdha urbane,” tha ai.

Testi i PISA-s është një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Në raportin e fundit të publikuar mbi testimin e nxënësve shqiptarë, në dhjetor 2024, Shqipëri shënoi rënie në  në tre fushat e testimit duke u cilësuar si një “anormalitet negativ”.

“Besoj se është dëshira e kujtdo në këtë vend të shohë oborret e shkollave të gumëzhijnë,” tha Irsa Ruçi. “Por është për të ardhur keq që vatrat e dijes po mbyllen,” përfundoi ajo.

/BIRN

Etiketa: arsiminKryesore1

Lajme të lidhura

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës
Aktualitet

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Para
Balluku i nxjerr dhëmbët Ramës: Nuk do lejoj që të kem fatin e gjyshit tim që u vra me firmën e babait tënd

Reagimi/ Rama mbron Ballukun dhe sulmon drejtësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord
Botë

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Lexo më shumë
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com