GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga hapja e grupkapitullit të fundit me BE te Samiti i Planit të Rritjes, ngjarjet kryesore të javës

11:30 - 23/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga hapja e grupkapitullit të fundit me BE te Samiti i Planit të Rritjes, ngjarjet kryesore të javës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java që lamë pas shënoi një moment kulmor në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në 17 nëntor, Shqipëria mbërriti në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.

Ky ishte grupkapitulli i fundit që u hap për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare.

Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje momente nga kjo ngjarje, Ku delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij u paraqit në Bruksel me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Nga Brukseli, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre, vend i cili mban presidencën e radhës së BE-së vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat e harmonizimin me BE, ndërsa e cilësoi këtë “një shpejtësi rekord”.

“Është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jepni rezultate më shpejt se sa vonë”, inkurajoi ajo.

Ndërsa komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos vlerësoi po ashtu se ky moment tregon që BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen.

Suksesi i Shqipërisë, sipas saj “është rezultat i punës së autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE”.

Kos e cilësoi Shqipërinë frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, ndërsa u shpreh se “jemi të përkushtuar t’ju mbështesim të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në Bashkimin Europian”.

Nga ana e tij, kryeministri Rama shprehu besimin se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë.

Rama vlerësoi mbështetjen e Presidencës suedeze në këtë rrugëtim, ndërsa siguroi se Shqipëria do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet dhe disiplinë.

Një tjetër ngjarje me rëndësi në javën që lamë pas ishte edhe organizimi në Tiranë i Samitit rajonal të liderëve Growth Plan “Our Pathway to the EU”.

Në 21 nëntor, Tirana mirëpriti liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos në këtë samit ku u lançua Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor.

Në samit u diskutua po ashtu mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.

Rama e cilësoi organizimin e Samitit në Tiranë, një tjetër ditë europiane për Shqipërinë.

Kryeministri u shpreh se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.

Lajme të lidhura

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!
Aktualitet

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

11:26 - 31/03/26
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit
Aktualitet

Tjetër hakerim nga ‘Homeland Justice’, hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

11:01 - 31/03/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Para
Përplasen makinat në Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Përplasen makinat në Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!
Aktualitet

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

11:26 - 31/03/26

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si skandalin më të fundit me koncesionin e sterilizimit, i cili...

Lexo më shumë
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

Tjetër hakerim nga ‘Homeland Justice’, hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

11:01 - 31/03/26
‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit

‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit

10:40 - 31/03/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Arsyet pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni

10:14 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com