GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tendera e Koncesione/ “Qeveria e të pandehurve nuk mund të qëndrojë më në detyrë”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tendera e Koncesione/ “Qeveria e të pandehurve nuk mund të qëndrojë më në detyrë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të Belinda Ballukut, duke e cilësuar situatën si një sistem të korruptuar që favorizon koncesionet dhe asetet publike për një rreth të ngushtë biznesesh dhe zyrtarësh.

Tabaku thotë se qeveria e ka përqendruar pasurinë tek duart e veta dhe ka trajtuar fondet publike si pronë private. Sipas saj, kjo qeveri që shumicën e zyrtarëve i ka të pandehur nuk mund të qëndrojë më në detyrë.

Reagimi i plotë

Ditë pas dite po zbulohen fakte të një sistemi të korruptuar, të ngritur me kujdes për të ndarë tendera, favore, koncesione dhe asete publike brenda një rrethi të ngushtë. Një sistem që ka përqendruar pasurinë në pak duar dhe ka trajtuar fondet publike si pronë private, duke vepruar sipas parimit: “sepse kështu dua unë”.

Ky ishte një realitet i njohur për këdo që është përballur me shtetin: kriteret e tenderave ekzistonin vetëm në letër; ligjet, megjithëse të mira, nuk zbatoheshin; ndërsa vendimet e qeverisë hartoheshin në zyrat e bizneseve të lidhura me pushtetin.

Ky sistem, ditë pas dite, ka asgjësuar konkurrencën, ka nxjerrë nga tregu bizneset e ndershme dhe ka detyruar të rinjtë të largohen jashtë vendit. Në një vend ku gjithçka vendoset me mesazhe, puna e ndershme nuk vlerësohet dhe buxheti i shtetit është grabitur në mënyrë të vazhdueshme përmes ligjeve të posaçme që favorizojnë vetëm klientelën pranë qeverisë.

Sot jemi përballë një realiteti të hidhur: një qeveri ku pothuajse çdo zyrtar dhe ish-zyrtar është nën hetim; një administratë ku fondet e shtetit nuk shpenzohen më, sepse çdo firmë është objekt hetimi; një vend i ndarë me copa dhe me interesat publike të paralizuara ku interesi i shqiptarëve është i fundit.

Mjafton të shohim buxhetin ku çikërimat e vitit shkojnë për pensionet që janë më të uëltat në rajon, ku rroga e shqiptarëve dhe të ardhurat e tyre shpenzojnë 40% për ushqimet bazike ndërsa torta e madhe e 7 mld euro buxhet shkon për konçesionet që vendosen me mesazhe.

Kjo është pandershmëria e një sistemi që e ka shteruar, ligështuar dhe përçudnuar vendin. Një sistem kaq i pandershëm sa buxhetet fryhen, koncesionet rriten por qytetari mbetet në margjinat e tij.

Ky moçal duhet tharë jo për interesin e një force politike por për interesin e shqiptarëve. Duhet çmontuar njëherë e mirë sistemi që prodhoi qeverinë e të pandehurve.

Qeveria e të pandehurve nuk mund të vazhdojë të qëndrojë. Është koha t’i hapet rruga një ndryshimi të vërtetë një Shqipërie ndryshe, një Shqipërie europiane.

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim
Botë

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare
Aktualitet

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26
Para
Masiv gurësh bllokon Qukës–Qafë Plloçën! Segmenti i ri përsëri në kolaps

Masiv gurësh bllokon Qukës–Qafë Plloçën! Segmenti i ri përsëri në kolaps

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një avokate dhe një përkthyese, të cilat akuzohen për falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve,...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26
“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

13:12 - 27/05/26
Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit: Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton

Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit: Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton

12:55 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com