GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lezhë/ Qarkullonte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari pasi i gjendet dhe lëndë narkotike në banesë

13:05 - 23/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Lezhë/ Qarkullonte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari pasi i gjendet dhe lëndë narkotike në banesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u kap teksa qarkullonte në automjet i armatosur. Policia njofton se 23-vjeçari u prangos në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Mabë.

Nga kontrollet e kryera në mjetin tip “BMW” u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e të riut në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, ku sekuestruan një sasi të vogël kanabis.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të lidhura

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj
Aktualitet

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

12:08 - 04/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
PD: CDI miraton rezolutën e pestë për Shqipërinë, çfarë përmban

PD: CDI miraton rezolutën e pestë për Shqipërinë, çfarë përmban

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa...

Lexo më shumë
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

12:08 - 04/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Dita e tretë e protestës në Velipojë, i moshuari bie pa ndjenja: Nesër do jemi para SPAK-ut

Dita e tretë e protestës në Velipojë, i moshuari bie pa ndjenja: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com