GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ura u shemb para 1 viti, banorët në Lazarat rrezikojnë jetën çdo ditë: Vdiqën elektricistë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ura u shemb para 1 viti, banorët në Lazarat rrezikojnë jetën çdo ditë: Vdiqën elektricistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

4 mijë banorë në Lazarat rrezikoj jetën çdo ditë, pasi ura që i lidh me fshatrat e tjerë dhe qytetin u  shemb para 1 viti. Banorët e zonës tregojnë në një prononcim për mediat se ura u shemb vitin e kaluar dhe që atëherë askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka menduar të bëjnë diçka dhe banorët kanë mbetur të izoluar.

Blegtorët dhe fermerët e fshatit Lazarat apelojnë tek vendorët pasi ura që lidh pjesën perëndimore me atë lindore të luginës së Drinos që shërben si alternative për të shkuar tek tokat bujqësore dhe kullotat është shembur. Para një viti këtu humbën jetën dy elektricistë pasi është shembur bazamenti i betonit dhe për pasojë ka krijuar probleme.

“Jemi një fshat pa ura, kalojnë dy lumenj në fshatin e Lazaratit dhe jemi pa një pasarelë pa lë më urë. Ngelemi tërë dimrin në shtëpi, turp për Bashkinë dhe Komunën! Bagëtitë nuk i ushqejmë dot veçse me ushqim të thatë. Kur ka reshje ky lum del deri në mes të fushës. Jemi ankuar një herë po 100 herë se hidhemi në lumë gjatë gjithë dimrit është turp për bashkinë që të mos ketë një urë”,  thotë njëri prej tyre.

Më 17 shkurt 2021 në këtë vend humbën jetën në krye të detyrës dy elektricistët e OSHEE, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, pasi makina me të cilën udhëtonin mbeti e bllokuar nga rrjedha e lumit.

“Kjo çimento është hedhur para 40 vitesh e ka hedhur ushtria. Edhe kjo u prish, para një viti u mbytën dy njerëz, dy elektriçistë por nuk vihet dorë absolutisht. Dy lumenj kalojnë në fshat ne kemi mbetur si ishull, përtej është gjysmë e fshatit andej ka blegtori. Kur del lumi nga shtrati ua hedhim bukën me litar. Si ia bëni? Shumë keq s’ka asnjë fshat në Gjirokastër në këtë gjendje”, vijon një banor.

“Këtu janë mbytur dy elektricistë nuk na ka lënë ta mbushim vetë se ka qenë skenë krimi. E lanë në këtë gjendje nuk kemi nga lëvizim me zetor, kemi tokat kemi arat s’kemi nga kalojmë. Erdhën hodhën zhavorr e bllokuar fare rrugën”.

Fermerët e fshatrave Lazarat dhe Kordhocë janë ankuar tek administratori vendor Muharrem Basha, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Po kështu Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi i kontaktuar nga Report Tv hezitoi të përgjigjet për rikonstruksionin e urës, duke thënë se “nuk është nën administrimin e Bashkisë”.

Etiketa: GjirokasterLazaratrrezik

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
A mund të konsumoni alkool gjatë dhënies së gjirit?

A mund të konsumoni alkool gjatë dhënies së gjirit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com