GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri)

10:37 - 08/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, pasuritë e tij nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përveç pronave që i përkasin direkt Arkaxhiut, konfiskimi kërkohet edhe për pasuritë e personave të lidhur me të, përfshirë familjarët, për të cilat analiza financiare ka konstatuar se nuk mund të jenë blerë me burime të ligjshme.

Prokuroria bazohet në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” për të kërkuar kalimin e këtyre pronave në pronësi të shtetit.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur me të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A., i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ dhe personave të lidhur me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.03 të vitit 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme.

Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A.

Për këto arsye, në bazë të neneve 3-7, 11, 12, 12/a 21, 22, 24 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vleres 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

Etiketa: drogekonfiskimpasuri

Lajme të lidhura

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja
Aktualitet

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

12:27 - 08/12/25
Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre
Aktualitet

Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

12:19 - 08/12/25
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim

12:03 - 08/12/25
Para
Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist

Kuqezinjtë spikasin në ekipet e tyre/ Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha e Muja, Laçi jep asist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova sot voton! Rreth 2 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kosova gati për fushatë, partitë dorëzojnë listat e kadidatëve (Emrat)

12:46 - 08/12/25

Të gjitha subjektet politike të regjistruara për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, kanë dorëzuar zyrtarisht listat me emrat e...

Lexo më shumë
“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

12:27 - 08/12/25
Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

Berisha: Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre

12:19 - 08/12/25
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim

12:03 - 08/12/25
Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset

Aksident në Durrës, shoferi përplas me makinë nënën me fëmijën e mitur dhe ‘arratiset

11:44 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com