GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Champions League/ Olympiacosi fiton pas 12 humbjeve radhazi në transfertë, mposht Kayrat Almatin

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Champions League/ Olympiacosi fiton pas 12 humbjeve radhazi në transfertë, mposht Kayrat Almatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Olympiacos arriti më në fund të thyejë mallkimin e ndeshjeve jashtë fushe në Champions League, duke mposhtur Kairat Almaty-n 1-0 dhe duke i dhënë fund një serie prej 12 humbjesh radhazi larg Pireut.

Sfida në Almaty ishte vendimtare për të dy ekipet, pasi të dyja hynin në këtë ndeshje pa fitore në fazën e ligës së UCL.

Kairat filloi më mirë, por rastet më të rrezikshme iu krijuan grekëve.

Chiquinho dhe El Kaabi patën mundësi të mira, ndërsa portieri vendas Temirlan Anarbekov tregoi formë të jashtëzakonshme, duke devijuar disa tentativa të rrezikshme.

El Kaabi shënoi në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Chiquinho-s, ndërsa Anarbekov vazhdoi të ndalte çdo goditje që i doli përpara.

Në pjesën e dytë, trajneri i Kairat-it reagoi me zëvendësime dhe vendasit u dukën më kërcënues, por pa rezultat konkret.

Edmilson dhe Jorginho patën raste të mira, por mbrojtja e Olympiacos rezistoi.

Në minutën e 73-të erdhi çasti vendimtar: Mehdi Taremi shërbeu bukur për Gelson Martins, i cili me një goditje të zgjuar shfrytëzoi hapësirën pranë shtyllës së afërt dhe mposhti më në fund Anarbekov.

Portieri kazak vazhdoi të shkëlqente me pritje spektakolare ndaj Taremi-t dhe El Kaabi-t, ndërsa ky i fundit goditi edhe traversën.

Megjithatë, Olympiacos mori fitoren e shumëpritur, duke u ngjitur në kuotën e pesë pikëve dhe duke ringjallur shpresat për kualifikim në play-off.

Ndërkohë, Kairat regjistroi humbjen e tretë radhazi dhe mbeti me vetëm një pikë, duke u afruar shumë me eliminimin.

gijotina.com/

Etiketa: Champions League

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Para
Përplasje para Kryeministrisë/ Tensione në protestë, Lapaj tenton të ngrejë çadrën

Përplasje para Kryeministrisë/ Tensione në protestë, Lapaj tenton të ngrejë çadrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com