GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta rikthyer atë në zyrë, ai i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të dëshmuar se nuk bën një drejtësi kalkuluar.

Pasi në fakt, në 20 nëntor, kur prokurori Dritan Prençi mori nga gjykatësi i shkallës së parë, Erion Çela, vendimin e diskutueshëm për pezullimin nga detyra të një antareje qeverie, u duk se në kulisat e pallatit të xhamtë përballe burgut ishte gjetur një shteg i ngushtë për ti shpëtuar kontrollit dhe ekuilibrit mes pushteteve.

Rruga më e ndershme dhe më e drejtë do kish qenë një kërkesë për heqjen e imunitetit drejtuar parlamentit, nëse Balluku gjykohej e rrezikshme, dhe dyshohej se duke ndejtur në detyrë, mund të përsëriste gjëma të ngjashme me ato të avullimit të 50 milionë eurove, në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Por, ngaqë edhe privatisht edhe publikisht Rama i kishte paralajmëruar pinjollët e drejtësisë së re, se ai nuk do dorëzonte më gjeneralë të ushtrisë së tij të shkalafitur, pa pasur në dorë vendime të formës së prerë, SPAK dhe GJKKO zgjodhën një taktikë jo fort ortodokse, por të kalkuluar, për të nxjerrë jashtë loje Belindën. Ata  vendosën ti ndërpresin lirinë e lëvizjes, duke i sekuestruar pashaportën, gjë për të cilën e kishin krijuar precedentin me rastin Berisha dhe së dyti eksperimentuan për herë të parë në histori, masën e pezullimit. Kjo taktikë, që buronte nga paburrëria për tu përballur në kuvend me kryeministrin dhe mazhorancën e tij e dha efektin.

Rama filloi menjëherë kundërsulmin. Kryqtarët e tij më të zellshëm mediatikë vunë kujën për një grusht shteti, për një puç që drejtësia po bënte për të vjedhur kompetencat e ekzekutivit. Vetë kryeministri e rriti dozën e presionit duke sulmuar publikisht, pothuajse përditë, që prej 22 nëntorit, pezulluesit e zëdhënëses së tij. Ai u ankua për ekzistencën e një fuqie ilegjitime, që po i rrëmbente mandatin e fituar me zgjedhje, artikulloi absurditete se pezullimi i Ballukut po pengonte integrimin evropian, madje nuk përtoi të bëhej edhe qesharak, duke vajtuar vonesën në nisjen e udhëtimeve ajrore me Kanadanë.

E gjithë kjo trysni bëri që institucioni më i kapur i drejtësisë së re, Gjykata Kushtetuese, ta shfrynte keqas gafurrjen e SPAK-ut. Për të kuptuar se ç’farsë qe ai vendim, i marrë nën presion, mjaftojnë vetëm dy fakte.

I pari që gjendet në arsyetimin e pakicës, ku theksohet se kolegët e tyre thyen një rekord, të pandodhur më parë, duke pezulluar pezullimin e Ballukut, ndërkohë që ajo nuk i kishte përfunduar ankimimet në shkallët normale të gjyqsorit.

Së dyti, për shpejtësinë reaktive me të cilën e zbardhën vendimin, duke ia bërë gati Ramës për ta botuar në fletoren zyrtare.

Por, pavarësisht këtyre, pavarësisht se u duk sikur Rama përdori një vegël po aq “proamerikane” si kushtetuesja, për ti thyer hundët proamerikanëve të SPAK-ut, këta të fundit i kanë të gjitha mjetet dhe mundësitë për të kthyer dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur, për të vënë në vend arsyetimin të cilit i besojnë dhe për të mbajtur sadopak gjallë iluzionin e drejtësisë.

Nëse ata kanë bindjen e thellë se duke u rikthyer në zyrë, Belinda Balluku mund të prishë provat dhe mund të përsërisë të njëjtat gjëma si ato që kemi lexuar në përgjimet e llahtarshme, ata janë të detyruar ti rikthehen rrugës normale: kërkimit të heqjes së imunitetit të saj nga parlamenti.

Prokurori Prençi është i dënuar ta bëjë këtë, madje që të hënën. I falenderuari nga amerikanët, Dumani dhe preferuari i ri i tyre, Klodian Braho, duhet ta shtyjnë në këtë rrugë, madje pa pritur gjykimin e themelit në kushtetuese, nëse ata vërtetë kanë ndonjë skrupull për të mbajtur gjallë pandehmën se SPAK është një institucion që ka këllqe të veprojë pa leje.

Nëse kërkimi i imunitetit të Ballukut, si një rrugë tjetër për ta penguar atë të shkojë në zyrë, është juridikisht një detyrim, nga ana tjetër, moralisht dhe politikisht, ai shërben si një e mirë që i bëhet publikut. Vendosja e Ramës dhe deputetëve të tij në pozitën e atyre që nuk duan të dorëzojnë një të dyshuar për vjedhje kolosale, i jep fund fallciletit të alarmit me grusht shteti, i shfryn alibitë e ankimeve për puç, konflikt mes pushteteve dhe rrëmbim kompetencash.

Vetëm kjo është rruga për të treguar se që prej 20 nëntorit, SPAK dhe Rama nuk kanë qenë personazhe të një balloje me maska.

 

Etiketa: BallukukushtetueseSpak

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Para
Po gërmonin varret monumentale ilire të Mokrës, kapen në flagrancë 4 të rinjtë

Po gërmonin varret monumentale ilire të Mokrës, kapen në flagrancë 4 të rinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Korrik 2026

07:29 - 13/07/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 13 Korrik 2026

07:28 - 13/07/26
“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com