Nga selia blu, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha denoncoi skandalin në të cilin sipas tij është përfshirë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
Berisha tha se Peleshi mban në sirtar prova të dokmentuara lidhur me çështjen e Belinda Balluku dhe nuk lejon që anëtarët e Këshillit të Mandateve të kenë akses në to.
“Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat ku e bazojnë kërkesën për arrestimin e Ballukut. Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep anëtarëve të komisionit të Mandateve, kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme që e bëjnë Lubinë, thjeshtë një shërbëtore të Ramës. Ai nuk ua jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve”, deklaroi Berisha.










Discussion about this post