GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO dënon avokatin Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshin për ndikim të paligjshëm

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
GJKKO dënon avokatin Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshin për ndikim të paligjshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar avokatinBardhi Koçi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe qytetaren Pranvera Meshi, e cila i kishte dhënë para për të ndikuar te një gjyqtar.

Bardhi Koçi u dënua fillimisht me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burg. Në përfundim, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe e la atë në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh e 4 muajsh, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Po ashtu, gjykata vendosi t’i heqë Koçit të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë prej 3 vitesh, si dhe i hoqi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë, Pranvera Meshi u dënua me 1 vit burg, i cili pas gjykimit të shkurtuar u ul në 8 muaj burg. Edhe për të, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e lënë në masë alternative dhe pa vuajtje dënimi në qeli.

Sipas SPAK, Bardhi Koçi ka kërkuar dhe ka përfituar para në disa raste, me qëllim ndërhyrjen në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë. Në një nga episodet, ai ka kërkuar 1,500 euro dhe ka përfituar 1,000 euro nga Pranvera Meshi, e cila ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, me synimin për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit që shqyrtonte çështjen ndaj saj.

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Para
Balliu sërish në Astir: Thirrje për bashkim dhe revoltë qytetare kundër qeverisë

Balliu sërish në Astir: Thirrje për bashkim dhe revoltë qytetare kundër qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com