GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej  diaspora-ne-shifra

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend. Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm rreth 5% janë mbi 65 vjeç, çka e bën atë një burim të rëndësishëm potencial për tregjet e punës në vendet pritëse.

Historikisht, migrimi i shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe i larmishëm, duke nisur që nga shekujt XV–XVI e deri te valët masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporës së vjetër”, të formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatë periudhës 1945–1990, dhe “diasporës së re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rënies së komunizmit. Në këtë fazë të fundit, destinacionet kryesore kanë qenë Greqia, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Evropës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende. Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë./ Monitor

Lajme të lidhura

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun

Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Lexo më shumë
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş