GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta: Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë

17:13 - 20/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Meta-Ramës: I pabesë, unë e pastrova parkun ‘Rinia’ se ti doje kulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë. Në një intervistë ekzkluzive për “Syri. net”, Meta u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit. Në lidhje me qëndrimin e Kryeministrit Rama lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Balluku, ai tha se Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj.

Sipas tij, Rama nuk ka hallin e Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit. Meta tha se SPAK duket që është në një moment të ri, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund.

Ai tha se është i bindur, se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar. Në fund, ish-presidenti tha se çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Intervista e plotë 

Pyetje: Z. Meta, si e shikoni qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zv. Kryeministres Balluku?

Meta: Si provën më të qartë se Edi Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj i deritanishëm. Në rastin Balluku, SPAK-u është treguar shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij. Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht me dorëheqje ose shkarkim. Por Rama, është e qartë se nuk ka hallin e Znj. Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit. Madje kërcënoi edhe me përdorimin e 83 mandateve të vjedhura, siç janë vjedhur të gjithë tenderat publikë në këtë vend (se tenderat sekretë vetëm për vjedhje të rrufeshme bëhen).
Ndaj tani është koha për të mos i dhënë kohë Ramës që të bllokojë hetimet dhe prishë provat ku ai del i përfshirë.
Ndaj të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së 22 Dhjetorit kundër pengmarrësit jo vetëm të Drejtësisë, por edhe të lirive e të drejtave të shqiptarëve.

Akti i tij i fundit i përjashtimit arbitrar të 29 deputetëve të opozitës tregon panikun e tij nga të vërtetat që po provohen botërisht dhe të cilat as nuk i mbrojnë dot dhe as nuk i mbulojnë dot 83 “Diellat” e tij në Kuvend, që dinë vetëm të ngrenë dorën me sustë. Këtu çdo investim publik i bërë prej Ramës, është bërë kryesisht me qëllim vjedhjen dhe jo interesin publik.
Përveç rasteve të provuara, si rruga Korçë-Ersekë apo e Qukës – Qafë Plloçës, apo e Arbrit e pafund, dje pashë se si ishte shkatërruar edhe rruga e sapo inaguruar 15 milionë euro Maliq-Lozhan-Strelcë.

Pyetje: A është SPAK në një moment të ri?

Meta: Kështu duket, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund.
Duhet çrrënjosur kjo papërgjegjshmëri qeverisëse deri në nivelet më të larta. Dua të vlerësoj faktin se në hetimin e AKSH-it, kemi për herë të parë kualifikimin e grupit të strukturuar kriminal. Ky kualifikim ka munguar në të kaluarën, në shumë raste të tjera të masakrës së mirëstrukturuar që u është bërë parave publike. Dhe natyrisht, do të doja të vlerësoja edhe denoncimet publike të bëra nga ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, ku koha provoi çdo të dhënë që dha ai, përfshirë edhe rolin e koordinatorit kombëtar të Kryeministrit me krimin e organizuar.

Dua të theksoj rëndësinë edhe për Sigurinë Kombëtare të hetimeve shteruese e përkufizim të AKSH-it, ku jo vetëm norma e vjedhjes është katastrofike , por ku vërtetohet edhe pengmarrja e organizuar në manipulimin e tenderave publikë, që s’mund të bëhej pa dijeninë e Kryeministrit. Ahmetaj na ka paralajmëruar se dy fletë-arresti ishin grisur para një viti e gjysmë për AKSH-in. Ndaj ka rëndësi të ecet pa ndalim drejt zbardhjes së përgjegjësive të plota deri në fund e deri në majë të kësaj piramide grabitqare por edhe pengmarrëse.

Pyetje: A mund të përdori Rama 83 mandatet për t’u mbrojtur nga SPAK?

Meta: Së pari, ato janë 83 mandate të vjedhura dhe këtë e di e tërë bota. Së dyti, jam I bindur se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar. Por edhe vetë brenda PS besoj se ka njerëz me një integritet që s’do pranojnë të marrin kosto të pamerituara më tej.

Përveç korrupsionit skizofrenik të Ramës, nuk ka asnjë justifikim tjetër përse pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pensioneve në Kosovë apo sa një e treta e pensioneve në Malin e Zi. Ndaj kjo betejë kundër korrupsionit duhet të bashkojë të gjithë shoqërinë në mënyrë që sa më parë të shkojmë drejt një qeverie ekspertësh që garanton zgjedhje të lira e të drejta që rikthejnë llogaridhënien dhe demokracinë.

Çdo minutë që Rama rri në pushtet është kohë e humbur për Shqipërinë, sepse ajo zbrazet më shumë nga njerëzit e saj dhe bëhet më e dobët dhe e pashpresë.

Çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Çdo minutë e tij në pushtet sjell rrëzim të veprave publike dhe rritje të analfabetizmit funksional. Çdo minutë e Ramës në pushtet sjell falimentim për bujqësinë, prodhimin vendas dhe eksportet.

Standardet e qeverisjes së mirë janë në pikiatë prej një dekade , sepse synimi madhor i Ramës ka qenë hapja totale e shtetit me qëllim realizimin e vjedhjes frontale në çdo sektor dhe në çdo tender. Tani “mbreti” ka dalë lakuriq. Ndaj edhe është kujtuar për standardet e procesit të rregullt ligjor, po kështu tani ka “zbuluar ” se paska edhe Këshill të Europës, po kështu edhe Konventë Europiane e madje se ekzistojnë edhe të drejtat e njeriut. Në rastin e zëvendësit të tij për 10 vite, Z. Ahmetaj, kritikonte SPAK-un dhe Gjykatat që ishin treguar shumë të butë e të mëshirshëm. Se nuk ja vlen të përmendet këtu standardet e ndjekura kundër kundërshtarëve të tij.

Ç’mund të presësh më nga një Kryeministër që vodhi fondet europiane (IPARD) për fermerët dhe i çoi te inceneratori? Qeverisja e tij ka trajektoren e “Air Albania” që ai e propogandoi në fillim me aq pompozitet . Ndaj të gjithë, në 22 Dhjetor, të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare me rrjetin e Xhorxh Sorosit. Guxoi të miratojë edhe ligjin anti familje, për të shpërbërë familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Etiketa: metaprotesteRama

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Dy ditë para protestës, Balliu takohet me qytetarët: Të nisim betejën për të ardhmen e vendit

Dy ditë para protestës, Balliu takohet me qytetarët: Të nisim betejën për të ardhmen e vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com